Një lojë politike
Edmond Arizaj
Megjithëse pranohet shqipërisht se kryeministri Sali Berisha nuk di e as ka luajtur ndonjë lojë letrash "hilacake", po aq gjerësisht pranohet se ai luan shpeshherë të ashtuquajturin bllof. Nëse vërehet me kujdes, pavarësisht se të gjitha të dhënat dhe të thënat mund të çojnë në zullume të ndryshme të Berishës dhe njerëzve anës tij, kryeministri me një vendosmëri dhe papërkulshmëri qerpiku, fton kundërshtarët të vërtetojnë gjithçka, të sjellin dokumente, të ngrenë komisione, të kërkojnë dorëheqje, të bëjnë votëbesime. Eshtë i sigurt në vetvete se pavarësisht kartave të këqija që ka në dorë, kundërshtarët nuk i kanë më të mira. Sepse nuk ua ka lënë ai më të mira. Sepse i ka ndarë vetë kartat. Mund të mos jesh lojtar fare, por nëse e di me siguri se çka tjetri në dorë mëson dhe praktikon edhe bllofin. Prej disa ditësh kryetari i PS-së, Edi Rama, ka nisur të kuptojë, se loja e kundërshtarit Berisha nuk është fort e ndershme. As vetë Rama nuk ka pasur ndonjë ndershmëri për t'u lakmuar në përballje me kundërshtarin tjetër të tavolinës, Ilir Meta, por gjithsesi ai, pra Rama, pavarësisht pandershmërisë së tij, ka kërkuar ndershmëri nga Berisha. Dhe meqë jemi pak muaj larg zgjedhjeve të përgjithshme, po merremi vetëm me to, dhe me lidhje-zgjidhjet Berisha-Rama-Meta. E nisim nga Meta si partia më e vogël aktuale në Kuvend, por si paralajmëruesja e madhe për ish-aleatin Rama. Si njohës i vjetër i Berishës, Meta është shprehur disa herë se ai nuk është shumë korrekt dhe se dorës së zgjatur të tij nuk i duhet zënë shumë besë. Po ashtu, edhe shikues të jashtëm, për shumë muaj me radhë, kanë paralajmëruar se Berisha nuk i mban dot duart larg zgjedhjeve, në çdo lloj forme apo mënyre, ai do të gjejë një rrugë që të përfitojë. Por Rama asnjëherë nuk i ka marrë parasysh këto lloj paralajmërimesh. Ose mund t'i ketë marrë me rezerva, ose ka besuar më shumë se ç'duhet tek Berisha, ose ka pasur "garanci" të tjera, ose tek e fundit u ka besuar paralajmërimeve, por e ka ndjerë veten më të fortë. Ndoshta kjo e fundit mund të jetë më pranë të vërtetës; sepse Rama i ka mbyllur sytë para fuqizimit të Berishës, vetëm për të marrë sistemin spanjoll. I mbylli sërish sytë për të marrë Kodin Zgjedhor, sërish duke forcuar Berishën. Dhe vetëm tani së fundmi, kur Berisha nuk ka asnjë pikë të dobët, Rama lëshon alarmin për kartat e identitetit dhe për procesin e mangët. Por, por, duke harruar se ky proces duhet të kishte nisur gati një vit më parë, dhe sot nuk do të kishte njeri mundësi, as vetë Berisha për justifikime. Sot partitë do të merreshin vetëm me politikë dhe me elektoratin e tyre dhe nuk do t'u duhej edhe të përballen me "manipulimet e letrave" nga Berisha dhe njerëzit anës tij. Por Rama një vit më parë ishte "I zënë" me përpjekjet për të eliminuar kundërshtarin Meta, dhe ishte i gatshëm të falte gjithçka, vetëm për këtë. Me besimin se Berisha as nuk ka më përkrahje në popull, Berishën as nuk e duan më në perëndim, dhe kësisoj me "eliminimin" e kundërshtarit tjetër, do të ishte ai fituesi i vetëm i tavolinës. Por llogaritë duket se po dalin gabim.
Berisha as nuk ka ndërmend të tërhiqet pa "betejë" nga fusha e tavolinës. Nuk mund të largohet urtë e butë, me një të votuar (siç edhe duhet), kur harxhoi energji të konsiderueshme për rregullimin e të gjitha kartave, dhe sot ai është i paprekshëm. Asnjë institucion tjetër nuk mund t'i bëjë karshillëk me letra kryeministrit. Mund vetëm të bëjë ndonjë lëvizje pa lëvizur fare (si presidenti), apo lëvizje në heshtje (si kryeprokurorja). Asnjë grup qytetarësh nuk proteston për kartat dhe pasaportat që shpërndahen me urdhër dhe me dajak (në këtë rast i zëvendësuar nga sanksionet), sepse edhe mbrojtësi i tyre, Rama, ka qenë deri dikur dakord me heshtjen e tij. Kështu sot Berisha, bën bllofin e radhës. E fton kundërshtarin Rama të dërgojë komision për të parë kartat e tij, apo më shqip, të kontrollojë procesin e shpërndarjes së kartave, e listave të dubluara, e shqiptarëve të paregjistruar, e të tjera si këto. A nuk është i njëjti propozim, apo bllof kur deklaroi se ia lë opozitës zgjedhjen e sistemit? Dhe sërish se ia lë opozitës çështjen e komisionerit? Dhe në të dy rastet, Rama kujtoi se doli vetë i fituar. Por vonë, shumë vonë, kuptoi se ishte mashtruar nga Berisha dhe tashmë ngre zërin në qiell se po bëhen parregullsi dhe do të ketë manipulime. Nëse Berisha për shkak të lëshimeve të shumta të Ramës dhe politikës së tij të re dalai lamiste, do të dilte i fituar, do të ishte hera e parë në historitë zgjedhore, dhe jo vetëm të Shqipërisë, që pas një procesi të dyshimtë do të akuzohej si fajtore opozita dhe jo qeveria, si organizatore e tyre. Dhe për këtë faji mbetet tërësisht tek kryetari i Partisë Socialiste, i cili jo vetëm nuk është politikan, siç e pranon edhe vetë, por as nuk përpiqet të mësojë sadopak. Dhe nuk do ta besojë kush nëse përpiqet t'ia hedhë sërish fajin Metës.