E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gardistët kishin urdhër të na vrisnin në sallën e mbledhjes së Konferencës së Tiranës”

 

FERDINAND DERVISHI

Njeriu që ka afërsisht një shekull mbi supe quhet Ihsan Budo dhe është një nga ish-krerët komunistë shqiptarë, që nuk  mbijetuangjatë në majë të kupolës.Mbase, sepse ishin të formuar ndryshe nga natyra, mbase sepse nuk mundën të bënin gjatë lojën e pandershme të kastës më të afërt të Enver Hoxhës. Një antivirtyt që u kushtëzoi të kalonin pothuaj gjithë jetën në burgje e internime. Gjithsesi, duket se Ihsan Budos, fiziku i fortë dhe mosbrerja e ndërgjegjes, për të
gjitha veprimet e mosveprimet e kryera gjatë jetës së vet, ia kanë mbajtur të freskët trupin dhe mendjen. Sepse ai ka ende një memorie të përpiktë, kujton me saktësinë më të madhe data dhe personazhe dhe në çdo rast vjen në konkluzione tërësisht logjike. Kështu edhe kur rrëfen për Konferencën e famshme të Komitetit të Partisë të Tiranës, zhvillimin që ndryshoi kryekëput për keq fatin e karrierës së tij politike, por edhe që ndikoi në mbijetesën e krejt familjes.
Zoti Ihsan, si u ndodhët në Konferencën e Komitetit të Partisë të Tiranës dhe në çfarë rrethanash ajo u organizua?
Konferenca u organizua në datat 14-19 prill 1956 në prag të Kongresit të 3-të të Partisë së Punës, por nën ndikimin e ideve të Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ku Nikita Hrushovi, kreu i PK të BS, mbajti
raportin e famshëm kundër Stalinit, terrorit të ushtruar prej tij, kultit të individit etj. Në Konferencë unë isha një nga delegatët. Në atë kohë isha me detyrë drejtor i Përgjithshëm i Furnizimit në Ministrinë e Industrisë, një
detyrë shumë e vlerësuar për kohën, pasi unë kisha si të thuash të gjithë çelësat e hambarëve të drithit dhe të ushqimeve të popullit. Situata menjëherë pas Kongresit të 20-të të PK-së të BS ishte e paqëndrueshme, pasi nuk dihej se sa
influencë do të kishin idetë e Kongresit të 20 në Partinë e Punës. Por dihej se të njëjtat ide në shtete të ndryshme të Lindjes Komuniste, kishin shkaktuar një revolucion të vërtetë. Pra, nën dritën e këtyre ideve të Hrushovit ishte
mbajtur qëndrim ndaj linjave të dhunshme, veprimeve jodemokratike dhe kriminale të ndjekura sipas vijës së vjetër dhe të fortë të Stalinit. Zhvillime që formatuan një pjesë të mirë të kastave drejtuesve komuniste në këto shtete.
Por për impaktin e këtyre ideve në Shqipëri, ishte ende herët të hamendësoje. Gjithsesi, dihet që në këtë Konferencë
pati një rebelim të pazakontë kundër vijës së ndjekur deri në këtë periudhë nga krerët e Partisë së Punës. Si u mundësua që personazhe të ndryshëm, përfshirë edhe ju vetë të guxonin? Unë i qëndroj besimit tim se që të gjithë ne u
peshkuam nga vetë Enver Hoxha. Ai nuk ishte i pranishëm në Konferencë, por në ditën e fillimit të saj, më 14 prill 1956, publikoi një shkrim tijin në faqen e parë të “Zërit të Popullit”, ku sulmonte Stalinin dhe kultin e tij të
individit dhe më tej shtonte se gabime ishin bërë edhe nga Partia jonë e Punës. Pasi të lexoje këtë shkrim, nuk kishe se si të mos mendoje se edhe vetë udhëheqësi, vetë Enveri, ishte pro udhëzimeve dhe linjës së Kongresit të
20 të PK të BS. Këtu u gjet edhe kurajoja që ne të ngriheshim dhe të kërkonim me forcë të rishikohej e gjithë linja e Partisë, të dinin gabimet e të shkuarës, të mbahej qëndrim për dënime ekstreme të dhëna ndaj një pjese të shokëve e
të tjera. Po kështu, në të njëjtën linjë u kërkua që në Parti të rivendosej demokracia e brendshme, u kritikua burokracia, privilegjet e krerëve më të lartë, u përmendën edhe çerdhet e kopshtet e posaçme për udhëheqjen, u
përmend edhe termi degjenerim, u kërkua të ngushtohej diferenca e rrogave, u bënë krahasime me shtresat më të varfra të popullit, u kërkua rehabilitimi i Sejfulla Malëshovës, Bedri Spahiut, Tuk Jakovës etj. Për mua dhe jo
vetëm për mua, kjo mund të konsiderohet si përpjekja e fundit për të sjellë demokracinë në Shqipëri. Pasi situata e krijuar, nëse nuk do të ndalej, do të kishte marrë me vete edhe vetë Enver Hoxhën me gjithë regjimin e dhunës të
krijuar prej tij. Të mos harrojmë se një shans tjetër shqiptarëve iu dha shumë më vonë, në fund të vitit 1990.
Kush e drejtonte Konferencën dhe si reaguan ndaj këtyre zhvillimeve? Raportin kryesor e lexoi Fiqerete Shehu, që
ishte Sekretare e Komitetit të Partisë së Tiranës dhe njëkohësisht anëtare e Komitetit Qendror. Ishte një raport që u hodh poshtë nga diskutues të ndryshëm, duke u konsideruar si i dobët dhe i pambështetur me situatën. Raporti ishte pro
Stalinit dhe kundër ideve të reja të Hrushovit. Kujtoj se kur raportin e saj e bëmë copë-copë, nuk ndërhyri as Beqir Balluku, që ishte i deleguari i Komitetit Qendror, madje nuk u ngrit për ta kundërshtuar asnjë nga anëtarët e Byrosë
Politike të Komitetit Qendror, të cilët, veç Enverit, ishin që të gjithë në sallë. Sipas mendimit tim askush nuk fliste pasi ata që të gjithë nuk kishin të qartë mendimin e Enver Hoxhës. Kjo bëri që diskutues të ndryshëm të merrnin zemër dhe të
flisnin dhe të kërkonin llogari me zemër të hapur për herë të parë pas shumë vitesh. Cilët ishin njerëzit që kritikuan më fort linjën e ndjekur deri në këtë kohë nga Partia e Punës?
Kreun e zinte Njazi Jahua, Sekretari i Komitetit të Partisë së Tiranës. Më tej, në krah të tij u rreshtuan edhe Vandush Vinçani, zv/ drejtor i Drejtorisë së Agjitacionit në Komitetin Qendror, Vehip Demi, redaktor në Radio
Tirana, Iljaz Ahmeti, kolonel në ushtri, Nesti Zoto, Drejtor i Kinostudios e të tjerë. Por pati edhe nga ata që më pas e kthyen fletën nga frika. Në kuadër të goditjes së këtij grupi, ku më përfshinë edhe mua, pati edhe disa të tjerë që u futën nën kosë edhe pse nuk ishin të pranishëm. Ata u konsideruan si frymëzues dhe komandues nga jashtë. Ishin Pëllumb Dishnica, Drejtor i Drejtorisë së Lëndëve të Ndërtimit, Pajo Islami, Zv/ministër i Minierave
dhe Peço Filli, nëpunës në zyrën e Komitetit të Partisë së Tiranës. Dhe gjithçka ndryshoi kur në Konferencë
erdhi vetë Enver Hoxha. Mund të na rrëfeni hollësisht se si u zhvilluan ngjarjet? Me mbërritjen e Enverit, në ditën e dytë apo të tretë të zhvillimeve të Konferencës, situata ndryshoi, pasi u gjallëruan mbështetësit e tij.
Ndërsa unë jam i bindur se emrat e atyre që u dënuan për këtë Konferencë ishin të shënuar që më parë në blloqet e agjentëve të Sigurimit të Shtetit. Kjo sepse insinuatat e mëvonshme treguan se që të gjithë ne, filluar që nga ditët
para Konferencës, ishim ndjekur dhe të gjitha lëvizjet tona ishin dokumentuar. Shpatën për të dënuar rebelët e mori në duar vetë Kadri Hazbiu, që deri në këtë kohë kishte heshtur. Ai kërkoi që unë të ngrihesha e të shkoja në
podium për të dëshmuar se si kisha përpunuar, instruktuar apo përgatitur diskutimet e Vehip Demit dhe Iljaz Ahmetit. Më thotë: “Cilat ishin arsyet që ti personalisht i ke përgatitur diskutimin Vehipit dhe e ke instruktuar të villte
vrer kundër Partisë?” U përgjigja se kjo nuk ishte e vërtetë dhe në të njëjtën kohë këtë mohim e mbështeti edhe vetë Vehip Demi. Më tej më thotë: “Pa na thuaj bisedën që ke bërë me Pëllumb Dishnicën para monumentit të Stalinit?”
Këtu e kuptova se na kishin ndjekur nga pas gjatë gjithë ditëve të zhvillimit të Konferencës.Me të tilla pyetje e provokime u bombarduan edhe Njazi Jaho, Vandush Vinçani,  Nesti Zoto, Iljaz Ahmeti e të tjerë. I pakënaqur nga përgjigjet e mia, dikur Manush Myftiu më bëri këtë pyetje: “Cili është mendimi juaj për qëndrimin e mbajtur nga Hulusi Spahiu në Ambasadën
Jugosllave?” E vërteta ishte se Hulusi Spahiu, gjatë një darke në këtë ambasadë, kishte pirë alkool dhe në një moment të caktuar kishte propozuar që të pihej një dolli për “Heroin e Popullit, për masovikun e Shqipërisë dhe Partisë, për shokun Tuk Jakova”. Ndërsa unë iu përgjigja Manush Myftiut gjakftohtë: “Nuk e di se çfarë ka bërë Hulusiu në ambasadë, por për të mësuar të vërtetën ju mund t’i drejtoheni të zotit të punës, pra, Hulusi Spahiut”. Në këtë moment fjalën e mori Enver Hoxha duke iu drejtuar platesë: “E shikoni këtë Ihsan Budon,
HOXHA DHE SHE  Protagonisti i Konferencës së Tiranës, Ihsan Budo, që rrëfen për gazetën “Panorama”
E MARTE 20 PANORAMA 19 JANAR 2009
K O N F E R E N C A E T I R A N Ë S
I N T E R V I S T A
ky është një kurioz i jashtëzakonshëm, ai bën  çmos që të dijë gjithçka”. Pak kohë më vonë e pashë veten bashkë me  amiljen të internuar në majën e minierës së Kurbneshit, në rrethin e Mirditës, ku më caktuan një zonë qarkullimi jo
me tepër se 500 metra/katrorë. Pak më lart pohuat se disa e kthyen fletën. Si është e vërteta? Po. Një pjesë, kur panë rreshtimin në anë të kundërt të Enver Hoxhës, kthyen fletë, bënë autokritikë dhe arritën të mbijetonin, të paktën t’ia hidhnin atij momenti. Edhe mua më propozuan të bëja autokritikë, pasi qëndrimi im, që nuk ndryshoi në asnjë moment nga ai i pari, duket i nervozonte. Shumë të zgjuar, ata gjetën dy miq të mi, që të m’i dërgonin. Ishin Abdyl Këllezi dhe Kiço Ngjela. Natën e katërt të Konferencës këta të dy, në errësirën e natës, më vunë në mes dhe bashkë bëmë një shëtitje nga kinema “Punëtori” deri tek hotel “Dajti”. Gjatë gjithë kohës që të dy u përpoqën të më bindnin që të bëjaautokritikë, apo t’i bija kambanës pa të kremte, siç thotë populli. Por unë i sqarova se nuk kishim të bënim me një veprim të organizuar qoftë nga brenda,  qoftë nga jashtë, por veç me një duf që kishin njerëzit për të vënë në dukje të metat dhe padrejtësitë,
që ekzistojnë në aparatin e Partisë dhe të shtetit. Përfundimisht u ndamë secili në pozitat e veta. Vite më pas, kur unë isha në internim, që të dy këta miq të mi u dënuan nga Enver Hoxha për bindjet e tyre. Më keq e pësoi ekonomisti
i shquar Abdyl Këllezi, që e pushkatuan, por edhe Kiçua vuajti jo pak, pasi tre vetë nga familja e tij kaluan 15 vite në burg.
Përse konkretisht ju akuzuan në këtë konferencë? Në akuzat nuk kishte asgjë konkrete. Hidhej në ajër ideja se ne kishim sulmuar vijën e Partisë, por nuk shkohej në hollësira, pasi pikërisht këto hollësira do të nxirrnin zbuluar
Enver Hoxhën me shokë dhe do të na shfajësonin. Kujtoj se gjithçka kundër nesh kishte formën e shantazheve dhe provokacioneve vetëm e vetëm që të na përbaltnin sa të mundnin. E kam parasysh si tani momentin kur
Njazi Jaho ishte duke u përgjigjur pyetjeve, Kadri Hazbiu ndërhyri dhe kërkoi të dinte nga ai se në çfarë platforme bazohej diskutimi i tij: “Duket se ti shoku Njazi je i përgatitur, por mund të jesh edhe i ndikuar”, i tha Hazbiu.
Njaziu gjakftohtë u përgjigj: “Jam bazuar në platformën e Partisë, jam ndikuar nga Kongresii 20 i PK të BS”. Për t’i dhënë Konferencës ngjyrën që donin, pyetja e radhës për  Njaziun ishte: “Çfarë keni biseduar me shokun Kristo Themelko gjatë pushimeve të Konferencës?” Dihej se Kristo Themelko ishte dënuar si filojugosllav. Kujtoj se në sallë u bë
një qetësi absolute në pritje të përgjigjes. Njaziu, sërish gjakftohtë u përgjigj: “Kësaj pyetjeje nuk i përgjigjem se është provokacion”. Në të njëjtin moment u ngrit Kristo Themelkua dhe mohoi ta kishte takuar dhe të kishin biseduar.
Përgjigjja e tij shkaktoi ilaritet në sallë. Plasën të qeshurat. Pra, duhet të kuptoni se Enver Hoxha dhe të tijtë nuk i kishin aspak mirë punët, pasi sarkazma e të qeshurat ishin në adresë të tij dhe mbështetësve të tij. Ishte një
situatë e vështirë për Enver Hoxhën, pasi një muaj më vonë do të zhvilloheshin punimet e Kongresit të tretë. I cili mund të përfshihej nga jë revoltë e ngjashme, pasi delegatët do të vinin nga të gjithë rrethet e vendit. Prandaj Konferenca
u konsiderua si një komplot, ndërsa rebelët  kryesorë u “demaskuan” si armik e antiparti, që ishin ndikuar nga “Zëri i Amerikës” dhe “Radio Londra”. Në Kongresin e tretë Enver Hoxha u ndal gjatë për Konferencën e Tiranës. Ai u mundua ta epitetojë atë si një orvatje të disa elementëve me origjinë nga shtresat borgjeze dhe intelektuale të sëmura, të ushqyer
nga propaganda e huaj shpifëse dhe armiqësore. Pra, në asnjë moment ai nuk guxoi të pranonte të vërtetën e rebelimit në atë Konferencë. Si vajti filli juaj dhe i familjes?
Si mos më keq. Mua më shkarkuan nga të gjitha detyrat, u përjashtova nga organizata e
Frontit, nga Bashkimet Profesionale, bashkëshorten e pushuan nga puna, motrën po ashtu, shtëpinë ma morën dhe fëmijët mbetën pa shkollë. Gjatë seancës së përjashtimit tim nga Partia kujtoj se Fiqerete Shehu ishte
veçanërisht agresive dhe e pashpirt. Nuk e honepsja atë grua. Ishte përjashtuar dy herë nga Partia dhe ja sërish i priste shpata. Njëherë ishte përjashtuar në kohën e Luftës, pasi pa pyetur askënd mori peng vajzën e Man
Kukaleshit, shefit të policisë së Tiranës në kohën e pushtimit italian, dhe herën e dytë pas çlirimit, në Plenumin e 8-të. Shkurt, përfunduam që të gjithë të internuar në Kurbnesh. Ka pasur një tentativë për të më rehabilituar në
fund të vitit 1963, pra rreth 7 vjetësh internim. Më thërret në Tiranë Hysni Kapua, biseduam si miq, ndërsa unë këmbëngula t’i shpjegoja se Ihsan Budo në asnjë moment nuk kishte qenë armik i Partisë. Kohë më pas më lajmërojnë duke më shpjeguar se më hiqnin nga internimi dhe më ofronin punë si drejtor në një fermë. Pra
sipas tyre ata më rehabilitonin, por pa shpjeguar arsyet përse më dënuan, pa më
kërkuar të falur. Këtë s’mund ta pranoja. I tillë jam gatuar dhe s’e vras mendjen edhe sot e kësaj dite për këtë qëndrim. Kështu që refuzova detyrën e re dhe vazhdova të punoja në Kurbnesh. Vite më pas më arrestuan. Kisha kaluar
25 vjet në internim, kur më vunë prangat nën akuzën e agjitacionit dhe propagandës. Më dënuan 10 vjet pa asnjë provë. Kujtoj se një ngapërfaqësuesit e akuzës, i quajtur Zef Gjon Marku, kërkoi dënim me vdekje. Më 1982 një amnisti më riktheu sërish në internim, jo në liri.Atë e ndjeva vetëm në fund të vitit 1990, pas 35 vitesh të vështira, kur u riktheva në Tiranë bashkë me familjen. Pra e kishit mundësinë të riktheheshit në Tiranë që në vitin 1963, por refuzuat. Kjo besnikëri
ndaj parimeve personale në një kohë që bashkë me ju vuante edhe gjithë familja, tani është e pakonceptueshme. A e keni vënë në vend të paktën pas vitit 1990 nderin tuaj? Mendoj se po. Jetoj i qetë në familjen time në
Tiranë dhe jam shumë i kënaqur edhe nga fëmijët. Vuajta shumë, por shpirtin nuk e shita. Ndërsa ata që më bënë keq përfunduan shumë më keq se unë. Nuk jeton as Fiqerete Shehu, as Kadri Hazbiu e të tjerë. Nuk ua kam uruar, por
ju e dini se çfarë fati i përgatitën vetes me duart e tyre edhe pse dinin ta bënin shumë mirë kameleonin. Unë nuk pranova të njëjtën lojë. Unë shpirtin nuk e shita asnjëherë dhe më duket vetja i fituar. Nuk më intereson si do ta gjykoni
ju. Ah, edhe diçka tjetër. Mos kujtoni se të ngriheshe në Konferencën e Tiranës dhe të akuzoje linjën e ashpër të Partisë së Punës ishte e thjeshtë. Vite më pas, më 1998 kam zbuluar se pas çdonjërit nga ne, që dolëm kundër, Enver Hoxha
kishte vënë nga një gardist, të cilët kishin urdhër të na ekzekutonin nëse do u jepej shenjë. Këtë e kam mësuar në paradhomën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Albert Brojka, mos gaboj në vitin 1998. Portieri i Bashkisë, që quhej
Gjergji Pallamari, më foli: “Mos jeni ju zoti Ihsan Budo, që keni marrë pjesë në Konferencën e Partisë së Tiranës?” Po, i them. Ai vuri buzën në gaz dhe nisi të më rrëfente se si në të njëjtën kohë kishte qenë me shërbim në Gardën e Republikës. “Mua dhe disa gardistë të tjerë na hoqën mënjanë dhe pasi na armatosën e veshën me rroba civile, na instruktuan se si do të futeshim në Konferencë, duke qëndruar pranë një personi të caktuar që dyshohej si antiparti,
të cilin duhet ta vrisnim, nëse do të na jepej shenjë. Mua më kishin caktuar që të rrija pranë jush në Konferencë dhe t’ju vrisja... Por fatmirësisht kjo shenjë nuk na u dha”, ishte rrëfimi i tij. Në fije të perit unë mësova se kisha
kaluar edhe gjatë kohës kur isha i internuar. Pas vitit 1990, zbulova se emri im kishte qenë në listat e atyre elementëve me rrezikshmëri shoqërore, të cilët do të vriteshin pa u bërë gjyq. Emri im ishte në listën numër 1 të datës
02. 07. 1989 me numrin rendor 29. Lista ishte miratuar nga Kryetari i Degës së Brendshme të rrethit të Mirditës, S. Lazaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›