E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Qeveria, duhet plan urgjent për kartat e identitetit

 

Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkoi dje qeverisë të hartojë një plan urgjent për shpërndarjen e kartave të identitetit. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Petrit Vasili, qeveria duhet të funksionojë me shërbim 24 orësh në sportelet e plotësimit të formularëve të kartave dhe t'i shpërndajë ato gratis për shtresat në nevojë, ku përfshihen disa kategori. Sipas LSI-së, kjo zvarritje vjen nga dy partitë e mëdha PS-PD që zvarritën Kodin Zgjedhor. "PD dhe PS kanë përgjegjësi shumë të madhe për gjendjen me të cilën po përballen qytetaret në procesin e pajisjes me karta identiteti, sepse duke zvarritur pambarimisht Kodin Zgjedhor për ta miratuar atë bazuar mbi filozofinë shumë të gabuar të faktit të kryer dhe në momentin e fundit lanë tërësisht pas dore këtë proces shumë të rëndësishëm dhe jetik për realizimin e standardeve zgjedhore", tha Vasili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›