Orët e “çmendura” të telenovelës “Kaka”
. Hamburgu komunikoi se kishte pranuar ofertën e Sitit për mesfushorin holandez De Jong për 18 milionë euro.
(17:25) TELEFONATA – Midis trajnerit të Mançester Sitit Mark Hjuxh dhe Riki Kakasë u zhvillua një bisedë. Kaka e falënderoi Hjuxh për telefonatën, por, sipas njerëzve të brazilianit, Kaka kishte qëndruar shumë i ftohtë.
(18:03) TAKIMI – “Milan Channel” bëri të ditur se u mbyll takimi midis Galianit dhe babait të Kakasë, Bosko Leite, por pa dhënë asnjë detaj.
(19:15) TAKIMI – Pas bisedës me Galianin, babai i Kakasë bisedoi me presidentin Ekzekutiv të Mançester Sitit, Geri Kuk.
(20:00) KAKA – Futbollisti i Milanit shkon në shtëpi, duke mbajtur në krah bluzën e tij kuqezi. Tifozët e Milanit: “Gjashtë vite nuk harrohen, qëndro me ne kapiten!”.
20 Janar 2009