Një lulishte me trëndafila, Folklor shqiptar, në pentagramin e Alfons Balliçit

Koncerti do të shpalosë vlera të folklorit shqiptar, dhe do të ketë të ftuar artistë të njohur të skenës
Mbrëmjen e së enjtes në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të zhvillohet koncerti Një lulishte me trëndafila, që do jetë me interpretimin e artistëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore si dhe emrave të njohur të këngëtarëve të qyteti të Elbasanit. Koncerti do të realizohet nga pentagrami i kompozitorit të njohur Alfons Balliçi. Në një prononcim dhënë për gazetën ai tregon disa detaje mbi realizmin e këtij koncerti. Ky koncert ka kohë që është konceptuar dhe është një fryt i bashkëpunimit tim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, dhe konkretisht me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, shprehet kompozitori Balliçi. Më tej si një prej artistëve, i cili ka një karrierë mbi 50 vjeçare në fushën e muzikës, i cili ka mbrojtur dhe temën e diplomës me këngët e Isuf Myzyrit, ai tregon se me këtë koncert ai kërkon të vërë në dukje folklorin shqiptar, ashtu si ai është krijuar. E quaj të nevojshme për kohën që ne po kalojmë tani. Duke pasur parasysh rrugën që ka marrë kënga popullore krahas sukseseve të saj, ne kemi dhe shqetësimet tona. Unë si krijues e quaj të nevojshme që të paraqes një koncert, i cili të tingëllojë sa më bashkëkohor. Kjo do të thotë që këngët do të këndohen njëlloj të vjetra, ashtu si janë krijuar para shumë vitesh. Unë mund të them se hulumtinim dhe grumbullimin e këtij materiali muzikor unë e kam bërë nga nxënës të usta Isuf Myzyrit nga njerëz mbi 80 vjeç, dhe kjo punë është bërë në vitet 1962-63. Por pikësynim është që këto këngë të marrin një tingëllim bashkëkohor, të tingëllojnë të freskëta pa injoruar, pa degraduar, pa cenuar origjinalitetin e tyre, tregon më tej kompozitori Balliçi. I pyetur se çfarë do të gjejë publiku në këtë koncert ai tregon se ai do të marrë më të mirën e folklorit popullor. Si krijues i them publikut, që nuk do të humbë gjë veç kënaqësisë ato dy orë, që do të vijë të dëgjojë koncertin. Do të marrë vetëm kënaqësi, thekson më tej ai. Në koncert do të jenë të ftuar dhe emra të njohur këngëtarësh, të cilët do të interpretojnë këngët më të bukura popullore shqiptare të trevës së Shqipërisë së Mesme. Unë jam bazuar në këngëtarët e vetë Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve si: Irini Qirjako, Sabahet Vishnja etj. Kam aktivizuar dhe këngëtarë të rinj me këtë trupë, por janë të ftuar dhe Mehdi Zena , Mustafa Mehja si dhe fizarmonisti Sopot Selica, të cilët kanë peshën e tyre në këtë aktivitet, tregon më tej ai. Si një njohës i mirë i muzikës shqiptare, ai tregon se gjatë këtyre viteve folklori elbasanas ka devijuar shumë pak. Më tej duke folur mbi dëmtimet e folklorit shqiptar ai tregon se: Një nga qëllimet e mia që unë po bëj këtë koncert është që të tregojmë origjinalitetin e folkut shqiptar, sepse ndryshe ne mbledhim këngëtarët më të mirë të vendit dhe marrim dhe këngëtarë ashtu siç këndohen sot dhe bëjmë koncert, por ky koncert ndryshon sepse ai ka qëllim që të lërë gjurmë,të lerë diçka për brezat e rinj, të cilët duhet të dinë se kush është origjinali popullor, si ka qenë kënga dhe vallja popullore. Në koncert do të ngjiten shumë artistë në skenë,të cilët për një orë e gjysmë do të përcjellin mbrëmje e së enjtes një koncert të veçantë me krijimtarinë popullore të trevave të Shqipërisë së Mesme. Në koncertin Një lulishte me trëndafila në pentagramin e Alfons Balliçit, drejtues i grupit vokal është Gramoz Burba, drejtues i orkestrinës është Vladimir Hasimi dhe drejtuese artistike Lejla Agolli.
Last Updated on Tuesday, 17 March 2009 11:00