E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një maqedonas e përplas me makinë, vdes i riu



Peqin-Një aksident me pasojë vdekjen e një 27-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në vendin e quajtur Bishqem. Burime të policisë lokale, bënë të ditur se “rreth orës 21:00 të së dielës, një mjet tip kamion me targa të huaja CR 341 BD, me drejtues shtetasin maqedonas Bosko Geros Simon, është përplasur me mjetin tip furgon “Nissan” me targa BA 998 JV. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit tip “Nissan”, Lorenc Gjoni. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë si edhe grupi hetimor, të cilët kanë konstatuar se shkak i aksidentit me pasojë vdekjen e 27-vjeçarit Gjoni, ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po drejtonte mjetin e tij tip kamion, shtetasi maqedonas Bosko Geros Simon. Mësohet se ky i fundit është shoqëruar për në komisariatin e policisë Peqin, deri në zbardhjen e plotë të aksidentit.

Grinden kunatat, nusja godet me thikë motrën e burrit

Fier - Grindje me thika mes dy kunatave në Fier, përfundojë me plagosjen e njërës prej tyre. Dallëndyshe Hamzaraj goditi me thikë motrën e bashkëshortit të saj, Adelina Arapi, e cila ka përfunduar ne spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga hetimet e para ka konstatuar se sherri me thika ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti në shtëpi.

Makina bie ne Lanë, 5 te rinj plagosen

Tiranë - Një aksident i rendë automobilistik ndodhi pak minuta pas mesnatës ne kryeqytet. Një automjet 4X4 ka dalë nga rruga pranë Ministrisë së Jashtme, duke përfunduar në shtratin e lumit Lana, shumë metra më tej. Në automjet ndodheshin 5 persona, katër të rinj dhe një vajzë, të cilët kanë pësuar plage të rënda për shkak se automjeti ishte me shumë shpejtësi dhe gjatë aksidentit pasagjerët kanë fluturuar nga dyert duke u përplasur me forcë në tokë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë Rrugore si dhe autoambulanca që kanë marrë të plagosurit. Ata ndodhen në Spitalin Ushtarak ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia Rrugore dhe ajo e Rendit kanë hetuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë si dhe kanë bërë identifikimin e 5 të plagosurve. Hetimi paraprak ka treguar se shkak i aksidentit ishte shpejtësia shumë e madhe, e cila ka bërë që mjeti gjatë lëvizjes te dale jashtë kontrollit.

19 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›