Shfaqet malaria në Shqipëri, pacienti i izoluar në QSUT
Piloti anglez kishte ardhur nga Uganda, prej 4 ditësh ndodhet në vendin tonë. I huaji ndodhet nën vëzhgimin e mjekëve në dhomat e Spitalit Infektiv në QSUT
Emanuela Sako
Zbulohet rasti i parë me sëmundjen vdekjeprurëse të malaries në vendin tonë. Pacienti është një pilot avioni me shtetësi angleze, i cili prej 4 ditësh ndodhet në Shqipëri dhe tashmë është i izoluar në pavijonin e Spitalit Infektiv në QSUT. Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, konfirmoi rastin me malarie dhe deklaroi se pacienti i infektuar është i izoluar. Bino shprehet se i sëmuri nuk përbën rrezik për përhapjen e sëmundjes. Ndërkohë që pacienti e ka marrë sëmundjen nga vendet e tjera ku ka udhëtuar. Specialistja Bino shprehet se aktualisht po priten rezultatet përfundimtare të analizave të kryera nga specialistët e shëndetësisë në Spitalin Infektiv.
Sëmundja
Pacienti është paraqitur vetë në spital, pasi ka pasur shenja tipike të kësaj sëmundje, si dhimbje kohë, temperaturë dhe diarre etj. Nga zyra sanitare e aeroportit “Nënë Tereza”, nuk është raportuar ky fakt edhe pse ai ka hyrë në vend përmes kësaj pike kufitare. Mjekja Najada Como, e cila e ka nën vëzhgim këtë rast të dyshuar me malarie, deklaron se pacienti po u nënshtrohet ekzaminimeve, dhe bluzat e bardha do të shprehen zyrtarisht sapo ato të përfundojnë. Mjekët konfirmojnë se pacienti e ka kaluar malarien edhe dy herë të tjera dhe infeksioni është në një sëmundje kronike. Pak ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo dhe përfaqësues të OBSH-së, deklaruan se ndryshimet klimaterike që po ndodhin në të gjithë botën, përbëjnë rrezik për përhapjen e sëmundjes së Malaries dhe një sërë sëmundjesh të tjera të reja. Sipas tyre, sëmundja vdekjeprurëse e malaries mund të gjejë terren të favorshëm në vendin tonë. Specialistët shprehen se situata është kritike dhe duhen marrë masa të rrepta në të gjithë botën. Ata theksuan se kanë përpiluar një projekt që do të parandalonte sëmundjet infektive që shfaqen si pasojë e ndryshimeve të klimës, nga temperaturat e larta, ciklonet, tajfunet, tërmetet, apo nga dukuri të pazakonta atmosferike. Drejtori i shëndetit publik, në MSH, Gazmend Bejtja, theksoi se vendi ynë nga pozita gjeografike, është i rrezikuar ndaj sëmundjeve të tilla infektive. Specialistët theksuan se situata është e vështirë dhe përhapja e sëmundjeve infektive mund të bëhet prezentë së shpejti. Sëmundja e malaries mund të ripërsëritet në vendin tonë pas shumë dekadash, për shkak të rritjes së lartë të temperaturave. Drejtuesit e shëndetësisë sqarojnë se krahas sëmundjeve ekzistuese, të cilat njihen mund të shfaqen si pasojë e ndryshimeve klimaterike, dhe sëmundje të tjera të reja, të cilat janë të panjohura nga specialistët e shëndetësisë.
Ngrohja
Alarmi i ngrohjes globale që ka nisur në shumë vende të botës ka mbërritur edhe në Shqipëri, si një nga vendet me risk të lartë për shkak të shfrytëzimit pa kriter të pyjeve, rezervave ujore dhe rritjes së nivelit të dioksidit të karbonit në ajër për shkak të automjeteve. Ndryshimet klimaterike pritet të risjellin në vend shpërthim të epidemive nga sëmundje të rënda infektive dhe kancerogjene. Ministrja e Shëndetësisë theksoi se në bashkëpunim me OBSH-në ka nisur hartimi i një plani masash për të parandaluar disa nga ndryshimet klimaterike që mund të ndodhin në vendin tonë. Ndërsa, qeveria gjermane e mbështet Shqipërinë me një fond prej 1 milion euro vetëm për këtë nismë. Ministria e Shëndetësisë pritet që së shpejti t’i rekomandojë qeverisë marrjen e masave për ruajtjen e pyjeve, rezervave ujore apo uljen e ndotjes së ajrit nga automjetet.
Rritja e temperaturave, në spitalet mungon sistemi i ftohjes
Spitalet nuk ofrojnë sistemin e ftohjes për pacientët e shtruar, çka përbën një problem serioz për gjendjen e tyre shëndetësore. Burime nga QSUT-ja konfirmojnë se sistemi i ftohjes nëpër dhomat e pacientëve nuk funksionon. Kështu, pacientët janë të detyruar ta përballojnë me “forcat” e tyre verën e nxehtë me temperaturat e larta. Në të vetmet raste kur sistemi i kondicionimit është prezent është rasti i të sëmurëve në Reanimacion, ku ndodhen pacientët që luftojnë për jetën. Ndërsa pjesa tjetër janë të detyruar të rrezikojnë. Situata e përhershme në të gjitha spitalet është se pacientët gjatë dimrit të sigurojnë vetë ngrohjen në spital, ndërsa gjatë verës të ripërsërisin të njëjtin ritual duke siguruar mënyrat e ftohjes dhe ruajtjes së freskisë në dhoma nëpërmjet ventilatorëve. Familjarët e pacientëve detyrohen që të blejnë ventilatorët për t’i siguruar gjendje të mirë shëndetësore për familjarin e tyre. Ndërkohë që një tjetër çështje që duhet të merret parasysh gjatë rritje së temperaturave është sigurimi i ujit në dhoma dhe sterilizimi i ambienteve. Gjatë vitit të kaluar këto janë tre problemet që janë ndeshur rëndom në spitale. Madje mungesa e tyre ka bërë që pacientët të preken nga viruset, si Stafilokoku etj.
Dixhitalizimi i informacionit në qendrat shëndetësore
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor po mundëson kryerjen e dixhitalizimit të informacionit në të gjitha qendrat shëndetësore për përmirësimin e shërbimit shëndetësor.
Ky sistem aktualisht është ngritur me mbështetjen e USAID dhe funksionon i lokalizuar në 12 drejtoritë rajonale të ISKSH-së, si dhe si projekt pilot në 10 qendra shëndetësore të qytetit të Tiranës. Të dhënat nga ky sistem aktualisht i shërbejnë menaxherëve të ISKSH-së, por do t’i shërbejë dhe Institutit të Shëndetit Publik për sigurimin e të dhënave shëndetësore të popullsisë, që kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore. Ky është sistemi i parë i këtij lloji në sistemin tonë shëndetësor. Sipas ISKSH-së, ky sistem do të çojë në rritjen e eficencës së punës së qendrave shëndetësore, nëpërmjet dixhitalizimit të informacionit, automatizimit të sistemit të raportimit, si dhe përdorimit të informacionit nga vetë personeli dhe drejtuesit e qendrave. Ndërkohë, po punohet për ndërtimin e një sistemi modern dhe të integruar të informacionit në skemën e sigurimeve shëndetësore. Çdo qendër shëndetësore do të ketë të paktën 1 kompjuter dhe 1 printer. Aktualisht, janë shpërndarë pajisjet në Tiranë dhe Durrës dhe po vazhdohet me rrethet e tjera.

19 Maj 2009