Një mi në Shtëpi të Bardhë
Miu, pa me të voglin problem kaloi serbes-serbes pranë presidentit më të fuqishëm të botës, duke i shpëtuar vëmendjes së personelit të shërbimit të sigurisë dhe duke u bërë 'personazhi' kryesor i konferencës.
Barack Obama mbante një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, lidhur me reformën financiare amerikane, kur poshtë tij vëmendja e të gjithëve u tërhoq...nga një mi!.
Ja se si edhe një mi fiton popullaritet madje vëmendje më të madhe se edhe vetë Presidenti.
Presidenti amerikan nuk e vuri re miun dhe vijoi të lexonte fjalimin e vet, pa iu përgjigjur më pas pyetjeve të gazetareve.
Sipas medieve edhe javës së shkuar u pa një mi (ndoshta qe i njëjti) në një kënd të Shtëpisë së Bardhë, por fotografet nuk arritën ta fokusonin në kohë.
Megjithatë, ende mbetet e paqartë se për çfarë lloji të brejtësi bëhet fjalë.
Miu ishte në qendër të vëmendjes edhe të konferencës për shtyp të zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs.
Ai theksoi se bashkëpunëtori i Obamës, Reggie Love, beson se krijesa ishte një mi i fushës, por gazetarët, të cilët e vërejtën miun, nuk i besojnë këtij versioni.
Duket se në këtë version nuk beson as Gibbs, i cili tha se krijesa në fjalë ishte shumë më e madhe, sa për të qenë një mi i fushës.