E Diel, 1 Nëntor 2026

Një miliard për autostradënNga ExpressSipas një raporti të agjencisë Reuters, Kosova do të kërkojë edhe hua ndërkombëtare për ndërtimin e autostradës Vërmicë - Merdar, kostoja e së cilës në total përfshin shumën prej rreth një miliard dollarësh. Min

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Një miliard për autostradënNga ExpressSipas një raporti të agjencisë Reuters, Kosova do të kërkojë edhe hua ndërkombëtare për ndërtimin e autostradës Vërmicë - Merdar, kostoja e së cilës në total përfshin shumën prej rreth një miliard dollarësh.
Ministri i Financave, Ahmet Shala, i tha Reutersit se muajin e ardhshëm do të fillojnë bisedimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar për ta mbuluar deficitin buxhetor.
“Ne gjendemi para dy zgjidhjeve: ose do t’i rrisim taksat, e që do të ishte ngarkesë për qytetarët tanë, ose do të marrim hua, që prapë paraqet ngarkesë për qytetarët” , tha Shala. Ai paralajmëroi se në fillim Qeveria do të kërkojë nga donatorët që të mbulohet ky deficit i paraparë dhe, po qe se do të ketë donacione, nuk do të ketë kërkesa për hua.
Rruga do të financohet 50 për qind nga buxheti dhe 50 për qind nga huaja”, ka bërë të ditur ministri Shala, por ka kundërshtuar që të japë detaje lidhur me atë se ku do të kërkohet kjo hua. Reuter shkruan se në shtatorin e kaluar, Kosova pagoi këstin e parë nga 381 milionë euro sa i ka ajo borxh Bankës Botërore dhe se kjo do të vazhdojë me nga 30 milionë euro për secilin vit në vijim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›