Rritet në mënyrë alarmante krimi ndaj pronësNga TemaSituata e krimit në vend është shqetësuese. Deputeti socialist, Pirro Lutaj tha dje se është në rritje krimi ndaj pronës, ndaj policia fshehu të dhënat për këtë krim gjatë analizës vjetore. “PS ri
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Rritet në mënyrë alarmante krimi ndaj pronësNga TemaSituata e krimit në vend është shqetësuese. Deputeti socialist, Pirro Lutaj tha dje se është në rritje krimi ndaj pronës, ndaj policia fshehu të dhënat për këtë krim gjatë analizës vjetore.
“PS rithekson me forcë se është rritur pasiguria e jetës. Ky fenomen është shqetësues, për cdo shqiptar që e sheh ditë pas dite se sa pak vlen jeta e tij, pikërisht nga mungesa e sigurisë në vend.
Dy vrasje në tre ditë me nga tre viktima sejcila, tregojnë më së miri, se propoganda qeveritare është abuzuese dhe e paqartë në filozofinë e sigurimit të rendit dhe të qetësisë në vend.
Servirja publike e uljes së krimit të vrasjes është një abuzim skandaloz i qeverisjes së sotme. Niveli i kriminalitetit nuk mund të matet kurrsesi vetëm me një krim. Po është tërësia e veprave penale që ndodhin në një territor gjatë një periudhë të caktuar kohore, që e përcaktojnë këtë.
Kështu, nëse do t’i referohemi statistikave zyrtare të Policisë, vihet re se krimi është në rritje dhe i pakontrolluar gjatë qeverisjes së kë saj mazhorance.
Rritja e kriminalitetit është gati 1200 vepra penale për çdo vit, çka flet vetë për një situatë alarmante dhe mosplotësim të standarteve që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë në vend,” tha Lutaj.
“Në analizën e punës së Policisë së Shtetit për vitin 2009, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë fshehu për herë të parë dhe jo rastësisht, statistikën e krimeve kundër pronës. Ky është një rast i paprecedent, por që ka një shpjegim. Numri i këtyre krimeve është në rritje skandaloze, ndërkohë që fuqia zbuluese për këtë figurë krimi është më e ulëta historikisht, vetëm 45 %. Shqetësuese për qytetarët janë bërë dhe vjedhjet e shumta të banesave, të qytetarëve në rrugë, të bizneseve, të cilat shumë shpesh mbeten të pazbuluara,” vijoi më tej deputeti socialist.