Pagat e reja për Gardën, Gjyqësorin, prefekturat, Ministrinë e Jashtme dhe administratën
Gjyqësori
Për disa ndryshime në Vendimin Nr. 607, datë 11 qershor 2009 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve me arsim të lartë të administratës gjyqësore të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit, dhe të punonjësve me arsim të lartë të administratës së prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së parë dhe pranë gjykatave të Apelit”.
a) Në pikën 2, lidhja nr. 1 “Struktura dhe nivelet e pagave të punonjësve me arsim të lartë të administratës gjyqësore në gjykatat e shkallës së parë dhe në gjykatat e apelit, dhe të administratës së prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë dhe pranë gjykatave të apelit”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
b) Pika 3 ndryshohet si më poshtë vijon: Paga e grupit (kolona 1) e lidhjes nr. 1 është sipas lidhjes nr. 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
c) Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Specialistët”, në institucionet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi, që punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së administratës gjyqësore e të veprimtarisë së administratës së prokurorive pranë gjykatave, dhe që kërkojnë në mënyrë të detyrueshme Diplomë të Nivelit të Dytë (DND) ose Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë (DIND) apo të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në degët “Inxhinieri elektronike” apo “Informatikë”, përfitojnë një shtesë për “kushte pune”, prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh, mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse. Miratimi i kësaj shtese do të bëhet, rast pas rasti, nga Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor dhe nga Prokuroria e Përgjithshme, në përputhje të plotë me përshkrimin e pozicionit të punës.
Administrata Civile
Për disa ndryshime në Vendimin Nr. 475, datë 13 korrik 2007 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve, në kryeministri, aparatet e ministrive të linjës, administratës së presidentit, kuvendit dhe komisionit qendror të zgjedhjeve”, të ndryshuar.
Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon: Paga e grupit (kolona 2) e lidhjes nr. 1, është sipas lidhjes nr. 5, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
c) Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Specialistët”, “Përgjegjësit e sektorit” apo “Drejtorët” në Kryeministri, aparatet e ministrive të linjës, Administratën e Presidentit, Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Gjykatën e Lartë, të cilët punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të administratës publike dhe kërkojnë në mënyrë të detyrueshme Diplomë të Nivelit të Dytë (DND) ose Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë (DIND) apo të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në degët “Inxhinieri elektronike” apo “Informatikë”, përfitojnë një shtesë për “kushte pune”, 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse. Zbatimi i kësaj shtese, për pozicionet konkrete, bëhet pas miratimit paraprak të Departamentit të Administratës Publike dhe Ministrisë së Financave, sipas përshkrimit të pozicionit të punës.
ç) Pas pikës 6/2 shtohet pika 6/3, me këtë përmbajtje: “6/3. Specialistët e suportit funksional në Drejtorinë e Administrimit të Sistemit të Thesarit, në Ministrinë e Financave, përfitojnë një shtesë, për ‘kushte pune’ në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj, mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse”.
d) Pika 9 ndryshohet, si më poshtë vijon: “9. Struktura dhe nivelet e pagave për zëvendësministrin dhe nëpunësit e kabineteve në Kryeministri, aparatet e ministrive të linjës, Administratën e Presidentit, Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Gjykatës së Lartë përcaktohen si më poshtë:
- Zëvendësministri 136 000 lekë
- Drejtori i kabinetit të Kryeministrit, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës
së Lartë barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë I-a;
- Këshilltari i Kryeministrit, shefi i protokollit të Kryeministrit, dhe drejtori i kabinetit të
zëvendëskryeministrit barazohen në pagë me zëvendësministrin;
- Këshilltari i Prokurorit të Përgjithshëm, këshilltari i kryetarit të Gjykatës së Lartë,
ndihmësi i Kryeministrit dhe këshilltari i zëvendëskryeministrit barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë I-b;
- Ndihmësi i zëvendëskryeministrit dhe drejtori i kabinetit të ministrit barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë II-a;
- Këshilltari i ministrit dhe zëdhënësi barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë
II-b;
- Ndihmësi ligjor pranë prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme dhe ekspertët në Prokurorinë e Përgjithshme barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë III-a;
- Sekretar i Kryeministrit, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm,
Zëvendëskryeministrit, nënkryetarit të Kuvendit 66 000 lekë
- Sekretar i ministrit, sekretar, sekretar i këshilltarit të Presidentit 55 000 lekë.
Shtesa për vjetërsi në punë për pozicionet “Sekretar i Kryeministrit”, “Sekretar i Presidentit”, “Sekretar i Kryetarit të Kuvendit”, “Sekretar i zëvendëskryeministrit”, “Sekretar i nënkryetarit të Kuvendit”, “Sekretar i ministrit”, “Sekretar” dhe “Sekretar i këshilltarit të Presidentit”, jepet në masën 2 për qind pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe llogaritet mbi vlerën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë.
Të drejtën për të pasur këshilltarë të jashtëm e kanë vetëm Kryeministri dhe
zëvendëskryeministri. Pagesa e tyre mujore është deri në 40 për qind të pagës mujore të këshilltarit të brendshëm. Masa e pagesës përcaktohet nga titullari i institucionit përkatës.
Këto nivele pagash zbatohen edhe për funksionet ekuivalente të administratës së Presidentit, Kuvendit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
Ministria e Jashtme
Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 881, datë 20 dhjetor 2006 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve për funksionet Drejtuese dhe për strukturën nivelet e pagave në Ministrinë e Punëve të jashtme”, të ndryshuar.
1. Në Vendimin Nr.881, datë 20.12.2006 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen
këto shtesa dhe ndryshime:
“a) Lidhja Nr. 1, që përmendet në pikën 1, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
b) Pas pikës 1/1 shtohet pika 1/2, me këtë përmbajtje: “1/2. Paga e grupit (kolona 2) e lidhjes nr.1, është sipas lidhjes nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij”.
Garda
Për një ndryshim në Vendimin Nr. 561, datë 16 gusht 2006 të Këshillit të Ministrave “Për pagat sipas gradave për punonjësit, Oficerë dhe Nënoficerë, të Gardës së Republikës së Shqipërisë”.
1 ) Në Vendimin Nr. 561, datë 16.8.2006 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhet ky
ndryshim: Në pikën 1, lidhja nr.1 “Niveli i pagës për gradë, sipas roleve për punonjësit e Gardës së Republikës”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Për disa ndryshime në Vendimin Nr. 371, datë 14 qershor 2006 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve të disa institucioneve në varësi të Këshillit të Ministrave/ Kryeministrit”, të ndryshuar.
1. Në Vendimin Nr. 371, datë 14.6.2006, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Lidhja nr.1, që përmendet në pikën 2, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
b) Lidhja nr.1/1, që përmendet në pikën 2/1, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
c) Lidhja nr.2, që përmendet në pikën 3, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
ç) Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Paga e grupit (kolona 1) e lidhjeve nr.1 e nr.2 është sipas lidhjes nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij”.
d) Paragrafi i dytë i pikës 8, ndryshohet si më poshtë vijon: “Specialistët”, “Përgjegjësit e sektorit” apo “Drejtorët”, në institucionet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi, që punojnë në pozicione pune që lidhen me procesin e informatizimit të administratës publike dhe kërkojnë në mënyrë të detyrueshme Diplomë të Nivelit të Dytë (DND) ose Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë (DIND) apo të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në degët “Inxhinieri elektronike” apo “Informatikë”, përfitojnë një shtesë për “kushte pune”, prej 10 000 (dhjetë mijë) lekë, mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse. Zbatimi i kësaj shtese, për pozicionet konkrete, bëhet pas miratimit paraprak të Departamentit të Administratës Publike dhe Ministrisë së Financave, sipas përshkrimit të pozicionit të punës. Përjashtohen nga ky parashikim nëpunësit e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Prefekturat
Për disa ndryshime në Vendimin Nr. 370, datë 14 qershor 2006 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve të administratës së Prefektit”, të ndryshuar.
Në Vendimin Nr.370, datë 14.6.2006 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto
ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë vijon:
“1. Nivelet e pagave për funksionet e mëposhtme të jenë:
a) Prefekt i qarkut Tiranë, 115 000 lekë;
b) Prefekt i qarqeve të tjera, 107 000 lekë;
c) Nënprefekt i nënprefekturave Kavajë, Lushnjë dhe Sarandë, 92 000 lekë;
ç) Nënprefekt i nënprefekturave Krujë, Pogradec, Librazhd, Tepelenë, Përmet, Mat, Pukë, Tropojë dhe Skrapar, 85 000 lekë;
d) Nënprefekt i nënprefekturave Malësi e Madhe, Bulqizë, Peqin, Gramsh, Devoll, Mallakastër, Has, Kuçovë, Mirditë, Delvinë, Kurbin dhe Kolonjë, 81 100 lekë;
dh) Këshilltar i prefektit, Tiranë, 64 000 lekë;
e) Zëdhënës i prefektit, Tiranë, 54 000 lekë.
2. Lidhja nr.1, që përmendet në pikën 2, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Pika 3 ndryshohet si më poshtë vijon: “3. Paga e grupit (kolona 1) e lidhjes nr.1 është sipas lidhjes nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij”.
4. Pika 6.1 ndryshohet si më poshtë vijon: “6/1. ‘Specialistët’, ‘Përgjegjësit e zyrës’, apo ‘Përgjegjësit e sektorit’, në prefektura dhe nënprefektura, që punojnë në pozicione pune që lidhen me procesin e informatizimit të administratës publike dhe kërkojnë në mënyrë të detyrueshme Diplomë të Nivelit të Dytë (DND) ose Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë (DIND) apo të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në degët ‘Inxhinieri elektronike’ apo ‘Informatikë’, përfitojnë një shtesë për ‘kushte pune’, prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh, mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse. Zbatimi i kësaj shtese, për pozicionet konkrete, bëhet pas miratimit paraprak të Departamentit të Administratës Publike dhe Ministrisë së Financave, sipas përshkrimit të pozicionit të punës”.
27 Gusht 2010