“Një milion arsye për të vizituar Shqipërinë”
Turizmi shqiptar, sërish në vëmendjen e medieve prestigjioze ndërkombëtare. “New York Times”, reportazh për bukuritë natyrore të Thethit me vështrimin nga Kosova dhe Mali i Zi
“Shqipëria nga një vend i izoluar nen sundimin e diktatorit Hoxha në sajë të marrëveshjes së stabilizimit me Bashkimin Europian ka tërhequr më shumë se 700 milion dollarë investime”, thuhet në prestigjiozen ndërkombëtare, me qendër në Nju Jork
Shqipëria tërheq sërish! Këtë here prestigjiozen “New York Times” e cila në seksionin udhëtime përshkruan edhe me foto bukuritë e vendit tonë.
“Ekskursion përtej kufijve të Ballkanit”.
Ky është titulli i reportazhit të gazetarit Tim Nevill i cili përshkruan me detaje udhëtimin e tij nga Thethi në Shqipëri, me vështrimin nga Kosova dhe Mali i Zi.
Reporteri tregon se si me vdekjen e ish diktatorit Hoxha dhe me rrëzimin e komunizmit, Shqipëria nisi të dilte nga izolimi, dhe vitet e fundit ajo që dikur konsiderohej një zonë e tensionuar që ndante kufijtë mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, tashmë është kthyer në një vend që ia vlen të vizitohet. “Shtimi i të ardhurave, burimet dhe qëndrueshmëria relative kanë ndihmuar në krijimin e një klase të mesme dhe se turizmi në rajon ka filluar të lulëzojë”, shkruan gazetari Nevill në “New York Times”.
Grupet e guidave turistike organizojnë xhiro me kajakë nën urat e gurta në mal të zi, ecje në mal përreth Shqipërisë dhe në zonat e saj arkeologjike si dhe mundësi për të bërë ski në Kosovë.
Majat e Gjurmëve të Ballkanit, një projekt i koordinuar nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar si dhe me përfshirjen dhjetëra e grupeve të tjera (shoqatat e grave, zyrat turistike dhe organizatave mjedisore joqeveritare), hapi zyrtarisht vitin e kaluar një udhëtim prej 120-milje i projektuar për të nxitur turizmin dhe punën në grup në mesin e fqinjëve historikisht në marrëdhënie të tensionuara.
Rruga në fjalë lidh enklavat myslimane, katolike dhe ortodokse, si sllavët dhe fiset e shumta shqiptare në tre parqet kombëtare fqinje. Secila bukuri tregon rajonin kufitar.
Vendasit kanë kthyer shtëpitë stërgjyshore në bujtina ku fshatarët ofrojnë shtretër, djathë të bërë në shtëpi, mish dhe raki.
“Shqipëria nga një vend i izoluar nen sundimin e diktatorit Hoxha në saj të marrëveshjes së stabilizimit me Bashkimin Europian ka tërhequr më shumë se 700 milion dollarë investime”, thuhet në “New York Times”.
“Ky është një lajm i mirë”, shkruan prestigjiozja, e cila cilëson se në një vend të bukur si Shqipëria, nëpër shtëpi po lind industria e turizmit.
Rrugët po përmirësohen dhe shtigje të reja të çojnë tashmë më shpejt drejt alpeve shqiptare në veri ku fshatarët përmes granteve gjermane për zhvillim po kthejnë kasollet e gurit në shtëpi komode për miqtë. Në jug vendet arkeologjike si p. sh.:, Antigonen mund t’i keni vetëm për vete. Në Shqipëri, shkruan New York Times, mund të gjeni plazhet më të gjalla dhe më të egra në Adriatik.
Zhvillimi dhe turizmi në vendin tonë sipas prestigjiozes “New York Times” janë në rrugën e duhur.
Rreth 2.5 milion vizitorë erdhën ne Shqipëri vitin e kaluar, në krahasim me vetëm mbi 500.000 para një dekade.
“Në Shqipëri ka një milion arsye për të shkuar”, shkruan më tej gazetari, Tim Nevill në reportazhin e tij në prestigjiozen amerikane, New York Times.