E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oferta e PD për punësimin, reale dhe serioze - Edi Rama, i dëmshëm për Shqipërinë

01-04-2013 / Gazeta 55

Ministri Genc Pollo, takime me strukturat e PD-së së Skraparit

Në vazhdën e takimeve me strukturat e PD-së në qarkun e Beratit, ministri dhe kryetari i grupit të punës për PD-në në këtë qark, Genc Pollo, ka zhvilluar dje takim me strukturat e PD-së në rrethin e Skraparit. Në këtë takim Pollo ka kërkuar mobilizim të tërësishëm të strukturave të PD-së në këtë rreth, duke qenë se janë strukturat ato që do ta mbajnë peshën kryesore përgjatë fushatës elektorale, e cila pritet që shumë shpejt të nis edhe zyrtarisht. “Oferta e PD-se për punësimin, është reale dhe serioze”, tha Pollo.
Ai theksoi se PD-ja në zgjedhjet e fundit lokale ka pasur rritje edhe në rrethin e Skraparit, ndërsa vuri në dukje se në 23 qershor, PD do shënojë fitore të madhe, për të qeverisur Shqipërinë në mandatin e tretë. “Kemi mundësi reale dhe serioze për të fituar mandatin e tretë qeverisës. PD-ja në Berat theu mitin e Beratit të majtë. Ne synojmë fitoren e 3 deputetëve edhe në zgjedhjet e qershorit. Zgjedhjet e pushtetit lokal ishin shenjë pozitive”, tha ai.
Duke iu referuar alternativës së PS, kryetari i grupit të punës në qarkun e Beratit, Genc Pollo deklaroi se Edi Rama është i dëmshëm për Shqipërinë.
Në këtë takim Pollo shoqërohej edhe nga deputetit tjetër i PD-së, Lefter Maliqi, nga Prefekti i Qarkut të Beratit, Bujar Hoxhaj, si dhe nga drejtues lokal të PD-së, rrethi Skrapar.
Gjithashtu, ministri Pollo zhvilloi një takim edhe me strukturat e Lidhjes Demokratike të Gruas, Berat. “Gruaja është gjysma jonë më e mirë”, tha Pollo, duke vënë theksin te reformat e qeverisë.
Lidhur me deklaratat e kreut të PS, kundër punonjësve të shëndetësisë, Pollo tha se “Rama ofendoi infermieret, por njëkohësisht është i aftë ta bëjë këtë me të gjitha profesionet. “Edi Rama ofendoi infermieret. Ai ende nuk ka kërkuar ndjesë. Është i aftë ta bëjë këtë me të gjitha profesionet”, tha ai.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›