Një minator në gjendje të rëndë, përfundon në spital
Mëngjesin e së martës, Sali Alliu, la grevën duke përfunduar në gjendje të rëndë në spitalin e Bulqizës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme pritet të zhvillohet edhe një protestë nga minatorët që janë jashtë grevës së urisë, por që protestojnë për plotësimin e kërkesave të tyre.
Duket se arritja e një marrëveshjeje midis kompanisë ACR dhe minatorëve është ende larg, ndërsa të mërkurën pritet të mbërrijë në Bulqizë edhe presidentja e kompanisë austriake në tentativë për t’i dhënë fund grevës. Pika kryesore për t’u plotësuar tashmë është largimi i drejtorit të minierës.
Një ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Bulqizës, tha se minatorët nuk kishin më arsye për të vazhduar protestën, ndërsa e konsideroi grevën e minatorëve me prapavijë politike. /Start/
2011-09-27 09:17