E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje model i ri per NATO-n*

NATO ka nevoje per nje strategji te re. Ne, pese ish-shefa te Pergjithshem Shtabi, kohet e fundit publikuam nje broshure, e cila permbante propozime per nje strategji te re, si edhe nje program te hollesishem per ndryshimet. Perse eshte e nevojshme nje strategji e re? "Koncepti Strategjik" aktual i NATO-s eshte aprovuar ne 1999, por prej asaj kohe bota ka ndryshuar ne menyre dramatike. Ne ate kohe, NATO-ja ishte nje aleance rajonale, e cila ishte perqendruar te mbrojtja reaktive e zones qe perfshin Traktati. Por, reagimi nuk eshte me i mjaftueshem; sot detyra me urgjente eshte parandalimi i krizave, konflikteve te armatosura, dhe luftes qe mund te kerkoje qe pergjigjja kryesore te jete krejt e ndryshme nga perdorimi i mjeteve ushtarake.
Pervec kesaj, NATO ra dakord ne Konferencen e saj ne Prage me 2002 se do te vepronte "aty ku te ishte e nevojshme", duke braktisur ne kete menyre kufizimet per te vepruar vetem ne mbrojtjen e zones se Traktatit. Me ne fund, ndersa mesimet e nxjerra prej sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001, sugjerojne se asnje prej konflikteve te sotme nuk mund te jene nenshtruar vetem nepermjet mjeteve ushtarake, mjetet e NATO-s jane vetem ushtarake. Si rrjedhim, cdo strategji e ardhshme efektive per NATO-n duhet te perfshije zhvillimin dhe aplikimin e mjeteve te tjera.
Ne vend te adoptimit te fokusimit rajonal mbi Konceptin aktual strategjik te NATO-s ose Studimit Strategjik Evropian, strategjia qe ne propozojme eshte globale ne perspektiven e saj. Ajo kerkon te parandaloje konfliktet duke eliminuar arsyet per konflikt. Sigurisht, kjo duhet te behet permes aplikimit kryesisht te mjeteve jo-ushtarake ne nje menyre proaktive-jo reaktive. Strategjia perdor shkallezimin dhe reduktimin e fuqise ne nje menyre fleksibel dhe veteperdor te gjitha instrumentet e politikes dhe forces: te lehte dhe te rende. Megjithate, ajo nenvizon se perdorimi i forces ushtarake duhet te mbetet mjeti i fundit cka nuk do te thote domosdoshmerisht ne perfundim.
Nga natyra e saj, strategjia e propozuar prej nesh eshte defensive. Ajo synon te mbroje vendet e NATO-s. Askush qe do te lexoje dokumentin tone nuk mund ta keqkuptoje kete. Ai perdor nje menyre modulare per aleancen, duke integruar kapacitetet e organizmave te ndryshme nderkombetare si edhe te vendeve qe nuk jane anetare te NATO-s ose te ndonje aleance tjeter. Per me teper, ai kerkon nje angazhim te panderprere derisa te jete arritur objektivi i paracaktuar, nje objektiv qe nuk drejtohet as per te pushtuar dhe as per te imponuar rendin politik te preferuar te NATO-s ndaj nje kundershtari.
Koncepti eshte i pergjithshem, por mund te perdoret me mire nga nje NATO me te vertete e transformuar. Duke ditur qe mjetet ushtarake nuk jane tashme te mjaftueshme, ne e veme theksin mbi rendesine e madhe te nje bashkepunimi me efektiv midis NATO, OKB-se dhe Bashkimit Evropian. NATO duhet te gjeje rruget qe te shfrytezoje instrumentet dhe burimet, te cilat organizatat e tjera nderkombetare kane ne dispozicionin e tyre. Per kete qellim, bashkepunimi midis NATO dhe BE ne vecanti duhet te jete permiresuar. OKB-ja gjithashtu do te vazhdoje te luaj nje rol te rendesishem, perderisa ajo eshte organizmi i vetem qe mund te legjitimoje nderhyrjet - si ato ushtarake ashtu edhe ato joushtarake - ne te gjitha ato raste kur kjo nuk eshte vetem vetembrojtje.
Ceshtja kyc eshte qe te binden qeverite e shteteve anetare te NATO-s, vecanerisht evropianet, per te rritur vetedijen e tyre ndaj sfidave aktuale dhe atyre te ardhshme dhe per te forcuar vendosmerine e tyre politike per te implementuar disa prej ketyre rekomandimeve. Ne nuk kemi ndonje iluzion ose shpresa te medha, por nje NATO qe vazhdon te zgjerohet pa pasur kapacitetet qe te plotesoje detyrimet per te mbrojtur zonen e zgjeruar te Traktatit shkon drejt rrezikut per tu bere nje aleance e zbrazet.
Ne vecanti, NATO eshte duke u perballur me nje sfide reale ne Afganistan, ku kufizimet e vete-imponuara i heqin mundesite per sukses NATO-s. Me gjeresisht, hendeku midis misionit qe NATO-s i eshte kerkuar te ndermarre dhe mjeteve qe ajo ka per t'u perballur me keto sfida eshte duke u rritur nga dita ne dite.
Ne nuk duam te jemi urdherues, por mendojme se eshte detyra jone te ngreme zerin dhe te kerkojme ndryshime, sepse ne jemi plotesisht te bindur se nuk ka asnje pergjigje me te mire ndaj sfidave te kohes sone sesa nje aleance transatlantike reaguese dhe e forte. Eshte shpresa jone me e sinqerte qe udheheqesit politike te NATO-s do te kuptojne se ka nje nevoje urgjente per te vepruar me qellim qe NATO te pajiset me nje koncept te ri strategjik. Udheheqesit e NATO-s jane, dhe per kete ne jemi te bindur, te vetedijshem per detyrimin e tyre te pare dhe me kryesor: te bejne gjithcka mundin per te mbrojtur qytetaret e vendeve te tyre ne menyren me te mire te mundshme.

(*) Klaus Nauman (Ish-inspektori i Pergjithshem i Bundeswehr)
Henk van den Breemen (Ish-shefi i Shtabit Pergjithshem holandez)
Peter Inge (Ish-shefi i Shtabit Pergjithshem britanik)
Jacques Lanxade (Ish-shefi i Shtabit te Flotes Ushtarake franceze)
John M. Shalikashvili (Ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem amerikan)

Marre nga: "The Turkish Weekly Journal"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›