E Shtunë, 31 Tetor 2026

(Mos)sukseset ne luften kunder korrupsionit*

Perfaqesuesit e Agjencise Antikorrupsion ne Kosove, thone se qe nga themelimi i agjencise, kane arritur suksese te ndryshme ne luften kunder korrupsionit. Ndersa, prokuroret publike thone se agjencia duhet te angazhohet edhe me shume per ta luftuar korrupsionin ne institucionet e Kosoves.
Mosbashkepunimi i institucioneve dhe qytetareve te Kosoves me Agjencine Antikorrupsion ka bere qe korrupsioni te jete prezent ne shume institucione te Kosoves, thone zyrtare te Agjencise Antikorrupsion dhe ekspertet ekonomike.
Ata thone se per ta luftuar korrupsionin duhet nje perkrahje me e madhe e institucioneve. Mentor Borofci, shef i Departamentit per Hetime Administrative, thote se vetem gjate vitit 2007 kane hetuar 124 raste. Sipas tij, keto jane disa nga sukseset me te medha te arritura deri me tani. "Agjencia vetem gjate vitit 2007 ka hetuar 124 raste. Prej tyre 47 jane percjelle ne prokurorite kompetente si dhe ne organet policore. Tani, ne shpresojme qe prokuroria do ta kryeje punen e saj. Dihet qe korrupsioni nuk mund te luftohet nga nje institucion, pavaresisht per cilin institucion behet fjale", tha Borofci.
Ai ka kritikuar prokurorite e Kosoves per mos-shqyrtimin e lendeve, te cilat ata i kane paraqitur. Ai vlereson se deri me tani nuk kane pare ndonje indikacion qe ka treguar se rastet, te cilat ata i kane dorezuar ne prokurori per korrupsion, te jene kryer. Sipas Borofcit, veprimet e tilla tregojne se nuk ka nje bashkepunim te duhur dhe ka shtuar:
"Ne ende shpresojme se ky mostrajtim i ketyre rasteve, ndoshta mund te jete bere si pasoje e mbingarkeses qe e kane prokurorite edhe me rastet e tjera. Mirepo, ne keto rastet qe i kemi derguar, kemi bere nje pune jashtezakonisht te madhe ne to. Kemi bashkengjitur prova dhe deshmi, qe kemi arritur t'i mbledhim dhe besojme e shpresojme se ato do te merren ne konsiderate ne menyren e duhur", tha Borofci.
Por, prokurori Besim Kelmendi thote se punonjesit e Agjencise Antikorrupsion ende nuk dine se cilat raste jane per prokurori.
"Agjencia nuk ka njerez te mjaftueshem. Edhe ata qe i ka, ende nuk i ka te pergatitur qe te dine saktesisht se cili rast te dergohet ne prokurori, si rast i dyshuar per korrupsion", tha Kelmendi. Me tej, Kelmendi, i cili eshte kryetar i Keshillit te Agjencise Antikorrupsion dhe prokuror publik, thote se suksesi me i madh ne luften kunder korrupsionit ne Kosove eshte vete formimi i agjencise. Por, sipas tij, agjencia duhet te angazhohet edhe me shume. "Agjencia ka te arriturat e veta, por kjo eshte vetem faza fillestare e punes se agjencise. Nese agjencia nuk tregohet me agresive ne rastet qe kane te bejne me korrupsion, puna e agjencise nuk do te jete me rezultate pozitive", tha Kelmendi.
Kurse Musa Limani, udheheqes i Institutit Ekonomik te Kosoves, thekson se eshte e rendesishme qe ne shume institucione te Kosoves eshte zbuluar qe ka korrupsion. Limani thote se lufta kunder korrupsionit ne Kosove do te jete e veshtire, kur kihet parasysh se vete institucionet qe do te duhej ta bejne luften, sipas tij, jane te perfshira ne korrupsion. "Te gjitha institucionet, sipas asaj qe ne dime nga jashte, jane te korruptuara; bile edhe ata qe duhet te marrin masa, duke filluar nga gjyqesori dhe institucionet perkatese ne kuader te qeverise, sipas te gjitha gjasave, jane te futura ne kete loje dhe nuk mund te evitohen", tha Limani.
Sido qe te jete, zyrtare te Agjencise Antikorrupsion kane thene se shuma e buxhetit te propozuar nga agjencia eshte aprovuar nga Qeveria e Kosoves dhe, sipas tyre, eshte premtuar nje perkrahje me e madhe sesa ajo qe ka qene deri tani per te luftuar korrupsionin ne Kosove.
(*) Marre nga radio Evropa e Lire

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›