E Diel, 1 Nëntor 2026

Një mospërputhje që shumë shpejt mund të na hapë probleme

Islami është Sheriah Allah, një formë qeverisjeje pikë së pari për të qeverisur botën; nuk është thjesht se si falesh dhe kujt i falesh, por edhe se si vishesh, si ushqehesh, si martohesh, sesi e qan të vdekurin, ka rregulla të qarta morale, dhe ligjore - të tregon se si rregullon marrëdhëniet familjare, si e trajton femrën, si rregullon marrëdhëniet në shoqëri, marrëdhëniet me shtetin, me organet qeverisëse, me ushtrinë, si të besh politikë, e si të qeverisësh. Islami pra është një sistem në thelb imperialist që është i vetëdijshëm dhe i shpreh qartë kufizimet dhe qëllimet e veta.

Ndaj mendoj se në asnjë trajtë nuk është i njëjtë me botëkuptimin aktual shqiptar. A flasim ne dhe përfaqësuesit tanë politikë për një shoqëri të hapur, të lirë dhe demokratike europiane? Në botëkuptimin islamik nuk ka zgjedhje apo debat siç mëton shoqëria që ne deklarojmë si objektiv. Islami nuk lejon të zgjedhësh apo të debatosh mbi ligjet e Allahut, ato janë të përjetshme dhe të pandryshueshme.

Personalisht mendoj se përplasja kulturore, mes synimeve, dhe aspiratave tona kombëtare nga një anë dhe forcimit të kulturave lindore nga ana tjetër shumë shpejt do të trokasë në derë. Ta injorosh problemin islam në trojet shqiptare e të pretendosh se ai nuk ekziston në emër të mirësisë apo tolerancës fetare është t’i tregosh vetes një gënjeshtër. Masat duhet të fillohen të merren që tani, dhe masa me efektive për mua është arsimimi më masiv dhe më thelbësor i shqiptarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›