E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëmi nga breshëri në Kamenicë, rreth 720 mijë euro

Sipas komisionit të formuar nga drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, i përbërë nga Nejzai Fera, Imer Dërmaku dhe Bektesh Dërmaku, dëmi nga breshëri që ka prekur fshatrat Petroc, Topanicë, Hodonoc, Rogaqicë, Muqivërcë dhe Kranidell arrin në 720 mijë euro.

Nejzai Fera tha për rajonipress se dëmet më të mëdha janë në kulturat e pemëtarisë dhe në kulturat e lavërtarisë ( gruri, misri dhe kulturat perimore ). Sipas vlerësimit preliminar, konsiderohet se në fshatin Petroc dëmi sillet rreth 70% , kurse në fshatrat Hodonoc, Rogaqicë dhe Muqivërcë 50-60 %.

Në këto fshatra vlerësohet se ka të mbjella rreth 1 200 ha me kultura bujqësore, ndërsa e ardhura mesatare për një hektar llogaritet rreth 1000 euro. Prej tyre vlerësohet se është shkaktuar dëm rreth 60 %.

Fera tha se në këto fshatra konsiderohet se dëmi i shprehur në vlerë sillet rreth 720 000 euro./Indeksonline/  
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›