E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stabilizohet tregu i kembimit

Monedha e perbashket euro, ka rene dje ne kuoten e 134 pikeve ne kembim me lekun ne tregun e kembimit valutor, duke vijuar keshtu renien me rreth 1.5 pike ne dite per te shkuar drejt vlerave normale te kembimit. Ekspertet e ekonomise parashikojne qe euro te arrije te kembehet me rreth 130 leke, duke e konsideruar kete si nje vlere normale ne kushtet e zhvillimeve aktuale ekonomike. Javen qe shkoi leku pesoi renie te frikshme ne kembim me euron per shkak nje deklarate te kryeministrit, Berisha qe u beri thirrje eksperteve te shohin euron si nje mundesi per ta bere ate nje monedhe kombetare. Por adoptimi i nje monedhe tjeter te ndryshme nga ajo kombetare, ben qe politika monetare te mos jete me ne duart e Bankes Qendrore te vendit te euroizuar, por t'i kaloje Bankes Qendrore Evropiane, e cila eshte pergjegjese per ruajtjen e stabilitetit te cmimeve ne eurozone. Por pervec humbjes se te drejtes mbi politiken monetare te vendit, e cila nuk duhet gjykuar si nje kosto shume e larte per Shqiperine, mund te shfaqet edhe problemi i shokeve asimetrike. Politika e ndjekur nga Banka Qendrore mund te mos perputhet me parimet baze te vendeve te euroizuara. Mundesia e lekundjeve asimetrike brenda Bashkimit Monetar Evropian, eshte reduktuar nga zbatimi i kritereve te Maastricht-it dhe nga i ashtuquajturi pakt "I stabilitetit dhe rritjes", por nuk mund te eliminohet. Vendet e euroizuara qe nuk jane anetare ne Bashkimin Monetar Evropian, do te jene me te prirura te vuajne lekundjet asimetrike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›