E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje ngjarje, dy qendrime

Ne lidhje me shoqerimet ne komisariat te perfaqesuesve te AMGJV-se, u shpreh edhe kryetari i Keshillit Bashkiak te Vlores, Arben Sinanaj, i cili nga ana e tij doli ne mbrojtje te aleancisteve. "Policia duhet t'i liroje ata, pasi kerkesat e tyre jane te ligjshme", deklaroi ai. Me tej ai vazhdoi duke thene se protestuesit nuk po bejne asgje te jashteligjshme, Sipas kryetarit te Keshillit Bashkiak te Vlores, ata po kerkojne ate qe edhe Keshilli bashkiak e ka kerkuar dhe vijon ta kerkoje me mjetet qe ofron ligji. "Vlora do referendumin. Ne, jo vetem si qytetare, por edhe si keshill bashkaik do te mbeshtesim protestuesit, deri ne momentin qe do te miratohet referendumi."- tha numri nje I Keshillit lokal bashkiak.
Nderkohe, drejtori i policise se Vlores, Vehbi Bushati tha gjate nje konference per shtyp se protesta eshte e paligjshme, madje aleancistet kane kryer vepra penale, ndaj jane shoqeruar ne komisariat 40 prej tyre ne total. "Ne nuk kemi mundur t'i bindim, ndaj nderhyme nepermjet ketij operacioni", - tha Bushati, duke saktesuar se ndaj protestuesve nuk eshte ushtruar dhune, me perjashtim te nje rasti, i cili debatoi me policet. "Kushdo qe ka pare dhune me sy, le t'i drejtohet organeve kompetente", - perfundoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›