150 police, "shuan" protesten e Aleances
Joniana Xhaferi
VLORE - Vetem pak ore pasi kreret e Aleances per Mbrojtjen e Gjirit te Vlores u shprehen se "ndiheshin shume afer referendumit", te pakten 24 protestues, perfaqesues te AMBGJ-se u shoqeruan ne mbremje ne komisariatin e qytetit. Pas 24 te shoqeruarve te pare, nga ana e forcave policore u shoqeruan dhe 16 persona te tjere, duke e cuar ne 40 numrin e te shoqeruarve nga ana e tyre. Bashke me ta, forcat blu te Vlores shoqeruan edhe anetare te levizjes "Mjaft", qe i jane bashkuar protestes civile te qytetareve vlonjate, ne mbrojtje te gjirit bregdetar, qe tanime eshte ne diten e saj te 10-te, si edhe disa adoleshente. Laura, nje prej anetareve te levizjes studentore deklaroi dje se "Policia ushtroi dhune fizike ndaj nesh, duke na larguar forcerisht,- tha ajo per "Korrieri"-n. Nga mjediset e komisariatit u lane te lire fillimisht adoleshentet, ku nje 17-vjecar deklaroi se eshte rrahur ne momentin e marrjes nga policia, e po keshtu edhe ne komisariat. Shume prej tyre deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme vijonin te ishin te shoqeruar ne qelite e Drejtorise se Policise se Qarkut te Vlores, e megjithate aleancistet shprehen te bindur se do te vijojne me qendrimin e tyre, madje do te riorganizojne protesta dhe tubime, deri ne plotesimin e kerkeses se tyre per referendum. Gjate nje deklarate per shtyp me kete rast, aleancistet u shprehen se arrestimi i disave prej tyre nga policia ishte i gabuar. "Nese nuk i hapet rruge referendumit, ne do te aplikojme aktin e mosbindjes civile", pohuan ata ne fjalen e tyre, duke thirrur sa me shume perkrahes ne kete nisme te se ardhmes. Vetem pak dite me pare, u shoqeruan ne komisariatin e Vlores 5 prej tyre, per t'u lene serish te lire afer mesnate, pas protestave te perfaqesuesve te tjere te AMGJV-se ne dyert e komisariatit. Megjithate, ata ende vazhdojne te insistojne per mbajtjen e nje referendumi ne qytet, ne lidhje me ndertimin e TEC-it dhe Petroliferes, qe sipas tyre do ta demtojne njehere e pergjithmone perlen bregdetare te Vlores. Mesohet se protestuesit po mbajne te bllokuar kamionet e Petroliferes qe qarkullojne ne rruge, ndersa nuk pengohet gjate gjithe dites qarkullimi i automjeteve te tjera, qe nuk kane lidhje me ndertimin e parkut energjetik dhe atij te naftes. Nepermjet gomave te makinave dhe automjeteve personale, ndalohen te hyjne ne kantier te gjitha makinat e renda qe transportojne materiale ndertimi per ne kantierin ku po ngrihet TEC-i dhe Petrolifera. Ne te vertete, shume prej protestuesve, te cilet vetem kater dite me pare "festuan" naten e nderrimit te viteve ne "krye te detyres", pra duke protestuar, kane marre madje dhoma me qira prane ndertesave qe ndodhen ngjitur me rrugen qe ata mbajne peng prej ditesh.