Kosova e pavarur ne 2008
Zevendeskryeministri Gazmend Oketa vecoi dje pavaresine e Kosoves si nje nder dy ngjarjet me te medha qe mund t'u "dhurohen" shqiptareve, perfshi ftesen per anetaresimin e Shqiperise ne NATO, ne vitin e ri qe sapo ka hyre, 2008-en. Ai tha per agjencine zyrtare te lajmeve ne Tirane se duke pare nga 2007-a, ai ishte ishte vit i mbare per shqiptaret. "Mendoj se 2007-a ishte ne pergjithesi nje vit i mbare per te gjithe shqiptaret. Ishte viti i 95 vjetorit te Pavaresise, si dhe viti, i cili do te kujtohet gjate, si viti i cili parapergatiti dhe parapriu pavaresine e Kosoves. Ishte nje vit mjaft intensiv dhe per qeverine, e cila besoj se shume prej objektivave te saj kryesor i ka permbushur me sukses"-tha Oketa. Zevendeskryeministri shtoi gjithashtu se 2007-a ishte nje vit me plot zhvillime te reja, ne ekonomi, ne politike, te brendshme e te jashtme, nje vit, "gjate te cilit patem nderin te presim miq te shquar ne vendin tone; kujtoj viziten e Presidentit te Shteteve te Bashkuara, Xhorxh Bush, Kryeministrit italian, Romano Prodi, e shume personaliteteve te tjere".