Ngre zerin per femrat e trafikuara
Kryetari i qeverise Sali Berisha ngriti zerin dje per ndeshkimin e trafikanteve te femrave, duke kujtuar nje nga premtimet e tij te bujshme te fushates zgjedhore te para 3 korrikut 2005. Teksa vizitoi dje Qendren Kombetare te Pritjes se Viktimave te Trafikimit, Berisha "urdheroi" zevendesministren e Brendshme, njeherit koordinatore kombetare e qeverise ne luften kunder trafikimit te njerezve, Iva Zajmi, qe te kishte detyre kryesore vendosjen perpara ligjit, sikurse u shpreh "te ketyre krimineleve". Ai kercenoi me ndeshkim ligjor trafikantet. "Te gjitha ata qe kane marre pjese ne procesin e trafikimit te tyre, cilido qe te jete, prind apo familjar, duhet te perballen me ligjin dhe kjo duhet te jete nje nga linjat me prioritare te punes se Koordinatorit Kombetar te luftes kunder trafikut te njerezve. Koordinatori duhet te vezhgoje punen e policise kriminale ne kete drejtim, te lidhet me Prokurorine e Pergjithshme dhe kudo qe ndodhen ne menyre qe ata qe kane favorizuar, ata qe kane imponuar skllaverimin e tyre duhet te marrin pergjigjen me te merituar ligjore"-tha Berisha, duke shprehur bindjen se "vetem ne kete menyre ne shkojme drejt mbylljes se kesaj plage te rende per te gjithe shoqerine". Kryeministri shtoi sakaq qe "ketyre motrave dhe vajzave", duhet t'u krijohej shansi per nje fillim te ri, perfshi ndihmesen e domosdoshme ligjore, psikologjike dhe aftesim per te permbushur profesione per punesim. "Duhet bere gjithcka qe te mos ndihen pasojat e izolimit. Ato duhet te ndihen sa me te vleresuara, me te integruara dhe ta ndjejne se qeveria e trajton me pergjegjesi te plote rastin e tyre dhe te te gjitha atyre qe duhet te kthehen"-shtoi Berisha.