E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një ngjarje e Klik Ekspo Group trondit qetësinë e kryeqytetit



“Think further 2010” - MENDO PERTEJ”, është ftesa që “Klik Ekspo Group” i përcjell publikut në edicionin e 17 të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës që do të zhvillohet gjatë 25 - 30 nëntorit 2010. Për ekspozuesit dhe vizitorët është tejet e rëndësishme që të takohen një herë në vit në një platformë ndërkombëtare për të sinkronizuar njohuritë e vizionet e tyre dhe për të krijuar një ide për atë se si mund të vazhdohet në vitet që vijnë. Ky është funksioni i panaireve në kohën e sotme: Të lehtësojnë komunikimin.

Risitë e panairit
Njohur si një nga manifestimet më të rëndësishme në vend, por edhe në rajon, Panairi Ndërkombëtar i “Klik Ekspo Group”, ketë edicion vjen i organizuar nën logon e UFI - Organizatës Botërore të Industrisë së Panaireve, me seli në Paris. Mbi 350 ekspozues të nacionaliteteve të ndryshme, si rrallëherë në një eveniment të këtij lloji në Tiranë, do të prezantohen në Pallatin e Kongreseve ketë fund-nëntori. Ndër sektorët që do të paraqiten më gjerësisht ketë herë veçohen teknologjitë e përparuara në materialet e ndërtimit, burimet alternative të energjisë, menaxhimin dhe projektimin e projekteve infrastrukturore, transport e telekomunikacion, mbrojtjen e mjedisit dhe riciklimin, industrinë kimike dhe agro-ushqimore, industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë, konsulencës e shërbimeve. Edicioni i 17-të i Panairit të Përvitshëm Ndërkombëtar, përmes pavioneve të shteteve, do të risjellë pjesëmarrjet e organizuara shtetërore të sipërmarrësve nga Evropa Qendrore e Juglindore, Ballkani Perëndimor e deri Azia. Përfaqësohen denjësisht sipërmarrës nga: Belgjika, Polonia, Kroacia, Serbia, Greqia, Italia, Austria, Bosnje Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Turqia, Bullgaria, Irani e të tjera shtete përherë të orientuara drejt bashkëpunimit dhe ndërveprimit me Shqipërinë.
Në konfigurimin e festave të nëntorit për Shqipërinë, muaji që përkon edhe me Presidencën Europiane Belge për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2010, Belgjika është vendi i Ftuar i Nderit në edicionin e 17-të të Panairit Ndërkombëtar të “Klik Ekspo Group”, si një parantezë e menduar për të ardhmen e afërt të Shqipërisë drejt Evropës. Forumi Ekonomik “Oportunitete të bashkëpunimit mes Belgjikës dhe Shqipërisë” që do të organizohet në kuadër të Panarit, është një nismë e vetë ambasadorit të Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri dhe AWEX Agjencisë Shtetërore të Eksporteve të Wallonisë-Belgjikë. Sot, ndërsa Shqipëria fshin kufijtë e regjimit të vizave me Evropën, Europa hyn në zemër të Shqipërisë përmes pozicionimit të Mbretërisë së Belgjikës, Presidencës së Bashkimit Evropian, si e ftuara e Nderit në Edicionin e 17-të. Një pasim më se i denjë ky i pjesëmarrjes belge, ashtu si edhe në edicionet paraardhëse të Panairin Ndërkombëtar të Tiranës
Gjithashtu, Polonia është shteti që do të prezantohet për herë të parë në një Panair Ndërkombëtar në Tiranë, me sipërmarrës të spikatur në fushën e teknologjisë së ndërtimit dhe infrastrukturës, transport e telekomunikacion, industria e mbrojtjes dhe sigurisë etj.

Ceremonia
Edicioni i 17 të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës gjatë 25 -30 nëntorit 2010 do të pagëzohet në një ceremoni zyrtare në orën 18 me datën 25 nentor në Pallatin E Kongreseve nga Kryeministri i Shqipërisë, Z.Sali Berisha. Të pranishëm janë autoritete të larta zyrtare vendase dhe të huaja, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, biznesmenë të njohur shqiptarë e të huaj, si dhe të ftuar të shumtë.

GALERIA E SHTETEVE

1. Austria:

Pavioni austriak vjen me një gamë të gjerë produktesh, shërbimesh dhe konsulencash. Këtu janë 14 kompani me profile ndërkombëtare që operojnë në fushën e këshillimeve e trajnime në burime njerëzore dhe tregtare, duke nisur nga teknikat e ndërtimit, sisteme hidraulike, sisteme ngrohjeje, togëzimeve, motorëve dhe makinerive, pajisjeve laboratorike, teknologji te pastrimit të kompjuterëve dhe vendosjes së sensorëve elektrik deri tek bizhuteritë. Nga firmat më të njohura në këtë sektor, në botë si: Porsche, Dr. Pendl & Dr. Pisëanger, Dialab, Al-Ko, etj. Për më shumë informacione, agjencia Advantageaustria.org ju shërben me informacione të detajuara mbi tregun austriak dhe shërbimet që ofrohen në Shqipëri.

2. Mbretëria e Belgjikës

Edicioni i 17-të e sheh Mbretërinë e Belgjikës, me Rajonin e Valonisë në podiumin e Nderit në Galerinë e Shteteve, brenda Panairit. Ndër 12 kompanitë belge, prezantuar nga Agjencia Shtetërore e Eksporteve dhe Tregtisë së Belgjikës, AWEX me konsulencë në 360 vende nga e gjithë bota, dallohen sidomos fushat e specializuara të farmaceutikës, ndërtimit, sistemeve të ngrohjes dhe transportit. Mbretëria e Belgjikës përfaqësohet edhe me një delegacion politik, nën kujdesin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Eksperienca dhe biznesi belg vjen në Shqipëri duke prekur sferat e materialeve dhe konsulencës në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, prodhimit të kimikateve, teknikave të riciklimit të mbetjeve industriale dhe urbane, me një theks të veçantë në prodhimin farmaceutik dhe riciklimit.

3. Bosnja e Herzegovina

Tashmë, anëtare e përhershme e Galerisë së Shteteve në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, BiH sjell një variete produktesh dhe shërbimesh. Nën logon e Dhomës së Tregtisë së Jashtme, Bosnja prezantohet me 8 kompani rajonale e ndërkombëtare që operojnë në fushat e mobilimit, sistemeve të ngrohjes së ambienteve të brendshme, konstrukteve metalike e hidraulike, makinerish ushtarake, kabllot elektrike e deri tek prodhimi i produkteve ushqimore, produkteve për të sapolindur dhe kafesë.

4. Kroacia
Dhoma Tregtare e Kroacisë prezanton 7 kompani që funksionojnë në rajon dhe më gjerë. Profili i tyre varijon nga industria e përpunimit të drurit, tek ajo e prodhimit dhe lidhjes së kabllove elektrikë për telekomunikim, por edhe materialeve industriale për mbrojtjen kundër erozionit, ushqimeve dhe pijeve alkoolike. Ndërkohë që 6 vitet e fundit, Pavioni i Kroacisë është prezantuar në Panair përmes bizneseve të materialeve të ndërtimit, përpunimit të drurit, telekomunikacionit, industrisë agroushqimore, konservimit dhe përpunimit agroushqimor, peshkimit, etj.

5. Greqia
Greqia prezantohet me 21 kompani në sektorët e konsulencës dhe partneritetit në Ballkan, dedikuar rajoneve të saj specifike, nëpërmjet Dhomës së Tregtisë së Trikallës dhe Dhomës së Tregtisë së Pieras. Prezantohet industria e prodhimit bujqësor, ndërtimit të pishinave dhe pastrimit të ujërave dekoruese ose detare, interiorëve, plehrave kimike, e fushës së optikës dhe produkteve plastike, materialeve të aluminit, pajisjeve elektronike, oxhaqeve dhe pajisjeve të ventilimit, drithërave dhe foragjereve, veshjeve, ushqimeve tradicionale greke, qershi, verë dhe vaj ulliri.

6. Hungaria
Kompanitë hungareze vijnë nën ombrellën e Mac-Line Hungary, simotra e Klik Ekspo Group në Hungari, qëllimi i së cilës është krijimi i marrëdhënieve me vendet e rajonit të biznesit hungarez. Industria pjesëmarrëse këtë vit është e larmishme, prej prodhimit të aluminit, silikonit, dyerve automatike, rregullatorët e presionit të gazit, sisteme e transport tubash, përpunim druri e parketesh, grila dhe tenda sigurie, zinxhirë dhe pajisje për shtëpinë, izolante dhe grimca, deri tek prodhimi qumështi dhe pajisjeve të konservimit të tij.

7. Irani
Irani plot sharm dhe ngjyra i afrohet Panairit me një larmi produktesh që detyrimisht tërheqin vëmendjen. Sjellë në Tiranë nga BAMIKA INT'L GROUP, kompani organizatore panairesh, kompanitë iraniane paraqiten me produkte unike, sisteme të identifikimit në sajë të shenjave të gishtërinjve, fruta të thata, tapete të endura me dorë dhe prodhime argjendi zbukuruese.

8. Kosova
Shteti i Kosovës, organizohet nga Dhoma Gjermane për Bashkëpunim Teknik (GTZ) me projektin për zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e punësimit në Kosovë. Industritë e përfaqësuara nga shteti i Kosovës paraqiten fuqishëm në prodhimin, ndërtimin dhe shpërndarjen e produkteve metalike për ndërtim, siguri, mbrojtje dhe zbavitje. Prezantohen një gamë e gjerë e prodhimeve të aluminit dhe metaleve të tjera, të gjitha “Made in Kosova”.

9. Maqedonia

Ardhur nën strehën e Dhomës së Ekonomisë së Maqedonisë, kompanitë maqedonase kanë profile pothuaj ekstremisht të ndryshme. Nga metalurgjia e zezë e prodhimit dhe derdhjes së çelikut, deri tek prodhimi i sistemeve të përpunimit të ujit, produkte teli e gozhdësh e metale të tjera të galvanizuara, por edhe ushqim, si patate gruri, snaks, etj.

10. Mali i Zi
Nën ombrellën e Dhomës së Tregtisë së Malit të ZI, pavioni malazez shfaqet me produkte të gjithëllojshme dhe variete në fushat e prodhimit dhe shpërndarjes së ujit mineral, frutave dhe perimeve, vajra eterik dhe çajra, ushqimeve dhe turizmit. Paraqiten Agjensi ndërmjetësimi për industrinë navale, termo-energjetikën, prodhimin e bojërave, shërbimet e transportit dhe magazinimin, prodhimin e kripës.

11. Polonia
Për herë të parë, në Panairin e Tiranës vjen e përfaqësuar denjësisht Republika e Polonisë, nën kujdesin e PolEX- simotrës së “Klik Ekspo Group” në Poloni. Përmes Ambasadës së Polonisë dhe Dhomës së Këshillimit Ekonomik të Ambasadës polake në Romë, vjen në Shqipëri një delegacion politiko-ekonomik me aktivitet të zgjeruar eventesh, projektesh e përfaqësi kompanish në Panair përmes Ministrisë së Jashtme shqiptare. Ndër pajisjet e prodhuara në Poloni, vijnë materiale metalike tubacionesh për përdorime ndërtimi, qarqe te mbyllura elektrike dhe bateri, pajisje telekominikacioni, aksesorë për ndërtimin e çative, borja dhe impiante me spruco për lyerje të hapësirave të mëdha, prodhime bujqësore, prodhime të sofistikuara të transportit me shina, robotë sintetizues informacioni për transportin me shina, sisteme të kontrollit dhe të mbrojtjes nga zjarri për banesa, prodhim dhe shpërndarje dyersh elektronike, menaxhim e supervizim për ndërtime specifike inxhinierike si ura e rrugë, konsulencë për ekspoze dhe zgjerim i tregtisë në territorin polak etj.

12. Serbia
Një numër marramendës firmash janë të panishme në Pavionin shtetëror të Serbisë, me një larmi produktesh si: ushqimore, veshje, biçikleta, dyer, dritare e pajisje elektronike, mobilje, fertilizuesa kimik e qeramike, prodhim gëlqereje e prodhimesh plastike për paketim, prodhim panele çatish, kozmetikë, çajëra, kafe e fruta të ngrira e të thata. Serbia është organizatore e disa eventeve brenda ditëve të Panairit si “Dita e Ekonomisë të Serbisë” dhe një sfilatë mode me “Veshje e stile për të rinj dhe fëmijë”.

GJITHPERFSHIRJE SEKTORIALE

Sektorët më mirë të përfaqësuar këtë vit janë: ndërtimi dhe ndërtimtaria, përpunimi i drurit, përpunimi i metalit, industria kimike, industria mjekësore, institucione financiare, industria tekstile, industria agroushqimore, automjete. Risitë, përfaqësohen nga sektorë si ai i pajimeve dhe mjeteve ushtarake, përpunimi i mbetjeve të rënda dhe mbrojtjes se mjedisit, burimet alternative të energjisë etj.
Sfilata, eskpoze arti, konferenca shkencore dhe prezantime institucionale janë programi mbi të cilit ngrihet komunikimi përgjatë Panairit Ndërkombëtar të Tiranës të organizuar nga Klik Ekspo Group.

25 Nentor 2010

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›