E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një obelisk për nderimin e mësuesve elbasanas



ELBASAN - Ngrihet në nderim të mësuesve elbasanas një obelisk. Me rastin e ditës së tyre, pikërisht më 7 Mars, është përuruar busti madhështor, në qytetin e Normales. Ai është vendosur në sheshin "1 Maj", aty ku deri dje qëndronte ikona e muzikës elbasanase, Isuf Myzyri. Obelisku ka kushtuar 1 milionë lekë të reja, me investim të Bashkisë së Elbasanit, për të simbolizuar dijet e kulturën e arsimtarëve elbasanas, transmetuar brezave. Në fjalën e tij, kreu i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, falënderoi qindra mësuesit e pranishëm dhe u ka uruar atyre për festën. Më pas aktiviteti në nder të festës së mësuesit ka vijuar me inaugurimin e muzeut të shkollës së mesme të përgjithshme "Dhaskal Todri", si dhe me ndarjen e certifikatave për mësues të dalluar në ambientet e teatrit "Skampa". Ndërkohë mbetet pa zgjidhur çështja e bustit të Myzyrit, i krijuar dhe i vendosur në sheshin e qytetit 3 vite më parë. a.k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›