Rama uron 7 Marsin nga kopshti 52
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama uroi nga kopshti 52 për t'u uruar të gjithë mësuesve dhe edukatoreve për festën e 7 Marsit. "Nga ky kopsht i Tiranës duam të bëjmë një urim për të gjitha edukatorët, për të gjithë mësuesit, për të gjithë ato nëna të mira që na mësojnë, që na edukojnë, që na rrisin, që na argëtojnë", tha Rama. Në një atmosferë të gëzuar, kryebashkiaku Rama dhuroi lule për edukatoret e kopshtit 52, duke përcjellë njëkohësisht mirënjohjen dhe falenderimin për të gjithë edukatorët publikë të Tiranës. Ai theksoi se bashkia do të vazhdojë punën për të përmirësuar kushtet e shërbimit dhe për rritjen e standardeve në këto institucione. Në sistemin e arsimit parashkollor publik punojnë rreth 800 punonjës, të cilët merren me rritjen dhe edukimin e 8500 fëmijëve të grupmoshave 0 deri 6 vjeç. Gjatë këtij viti Bashkia e Tiranës do të nisë punën për ndërtimin e 12 objekteve të reja për fëmijët.