E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje paradoks juridik

Prof. Aleksander Kocani

Rasti qe po paraqes perben nje nder afro 400 te ngjashem ne qytetin e Tiranes. Fjala eshte per shtepi private qe ne kohen e diktatures moniste ishte pretenduar se i jane kaluar ne pronesi shtetit, nderkohe qe nuk gjendet asnje dokument zyrtar qe provon kete tjetersim prone. Ne zyrat e Hipotekes se Tiranes nuk pranohet regjistrimi i tyre ne baze te tapive te vjetra dhe vendimeve perkatese gjyqesore me pretendimin se kane nje udhezim qe e ndalon kete gje (A mundet nje akt nenligjor te anuloje ligjin??!!).
Ne rastin konkret fjala eshte per nje nder dy shtepi private me kulm te perbashket dhe te te njejtit pronar, e cila eshte dhene fillimisht me qira nga pronari dhe me vone, per shkak te nje mosmarreveshje, i eshte deklaruar ketij pronari se shtepia iu
shtetezua. Qe nga ajo kohe qiraxhiu filloi t’i paguante qirane Ndermarrjes Komunale te Banesave (ndonese ne kete te fundit, siç u konstatua me vone, nuk ekzistonte asnje dokument qe ta ligjeronte kete veprim!). Ne muajin Maj te vitit 1998 trashegimtaret e pronarit ne fjale fituan gjyqin per njohjen e pronesise mbi kete shtepi dhe me ardhjen ne vitin 1999 te refugjateve shqiptare nga Kosova, me kerkese te tyre, qiraxhiu u largua per t’ia lene shtepine nje familje shqiptare nga Kosova. Nje vit me vone te dy shtepite e vjetra u prishen dhe ne truallin perkates u ngrit nje vile. Qe nga viti 1999 kishte nisur procedura per regjistrimin e dy shtepive te vjetra me truallin perkates ne Zyren Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te Tiranes, proces qe u nderpre vetem mbas 7-8 vjetesh (2007) me pretendimin e dhene ne fillim te ketij artikulli. Ne takimin me juristen e zyres u kerkua sqarimin per refuzimin e zbatimit te nje vendimi gjyqesor qe kishte marre forme te prere dhe si
pergjigje u dha argumenti se kishin nje udhezim qe i ndalonte te kryenin regjistrime bazuar ne vendime gjyqesore, kur dihet se me ligj (qe nga koha e romakeve!) kjo eshte e lejuar. E çuditshme ketu eshte se si dalin akte nenligjore qe kerkojne te anulojne
veprimin e akteve ligjore. Ky veprim me duket si nje nder paradokset juridike tipike qe krijon konfuzionin ligjor aktual ne shoqerine shqiptare. Ne bisede juristja ngriti si argument mbeshtetes per mosveprimin e tyre edhe çeshtjen e konfliktit me ish qiraxhiun.
Kur iu tha se qiraxhiu eshte larguar nga Tirana dhe se qe nga viti 2000 ajo shtepi nuk ekziston me sepse eshte prishur, juristja ne fjale replikoi duke theksuar se nuk ka rendesi gjendja fizike, por situata shkresore. Prandaj sipas saj duhej kerkuar nga Komisioni i Kthimit te Pronave qe t’u rikthehej
pronareve kjo prone. Mirepo edhe ne vendimin gjyqesor qe dispononte Zyra ne fjale, theksohej se Arkivi i Bashkise se Tiranes konfirmonte se nuk dispononte asnje vendim ligjor qe kishte shtetezuar shtepine ku kishte banuar qiraxhiu ne fjale. Gjithashtu as Ndermarrja Komunale e Banesave, e cila ishte pale e
paditur ne gjyq, nuk kishte as kopje te vendimit dhe asnje referim ne nje vendim shtetezimi per shtepine per te cilen filloi te merrte qira. Keshtu qe ne mungese te nje akti ligjor (shkresor!) qe konfirmonte tjetersimin e pronesise se kesaj shtepie, logjika juridike te thote qe pronesia mbi te i takon atij qe ka nje titull pronesie ose nje vendim gjyqesor qe i
njeh kete pronesi. Dhe ne mungese te nje akti te shtetezimit nuk mund t’i kerkohet Komisionit te Kthimit te Pronave qe te anuloje nje vendim tjetersimi prone qe nuk ekziston (shkreserisht)
gjekundi dhe t’ia riktheje pronen ish pronareve. Nje prone qe nuk eshte marre shkreserisht (me vendim te dokumentuar) nuk ka kuptim te kerkohet qe te rikthehet shkreserisht! Prandaj, ata qe padrejtesisht konsiderohen si ish pronare, jane jo vetem de facto, por edhe de jure pronare te mirefillte.
Sigurisht ne te gjithe kete çeshtje nuk eshte se e kane fajin nepunesit e Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te Tiranes. Ata jane ne vene ne nje siklet te madh dhe e kane gjetur (apo ua kane sugjeruar) zgjidhjen me praktiken e hedhjes ne gjyq te kesaj zyre si pale e paditur nga klientet. Kjo praktike ndoshta ka funksionuar, por, per mendimin tim, perben nje tjeter paradoks. Per te zbatuar nje vendim gjyqi, qe kundershtohet nga nje akt nenligjor, u dashka bere nje gjyq tjeter! Mirepo nuk do te ishte çudi sikur vendimin e ketij gjyqi te dyte ta kundershtonte nje tjeter akt nenligjor qe mund te nxirrej me kete kaos qe ekziston ne sistemin tone ligjor! Dhe atehere do te rrezikonim qe te binim ne nje regresion ne infinit: per te anuluar ate, do te na duhej te hapnim nje gjyq te ri, vendimin e te cilit ka te ngjare ta kundershtonte nje akt tjeter nenligjor
e keshtu, siç thote latini, ad infinitum. Me nje fjale, mund te thuhet se ne sistemin ligjor shqiptar “bishti rendon me shume se koka!”.

15 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›