E Diel, 1 Nëntor 2026

Si te mbrojme veten nga produktet kimike te kozmetikes

Jonida Tashi

Per te krijuar nje imazh sa me te pelqyeshem dhe te bukur, se pari, duhet te kemi parasysh qe te jemi te mirinformuar lidhur me menyren se si duhet te mirembajme vetveten. Shume probleme dalin nga amatorizmi ne fushen kozmetike si rrjedhoje e mospasjes se nje ligji profesional, nje licence te ushtrimit te profesionit per te cilen duhet te testohesh, si dhe te krijosh kushtet e sigurise per klientin. Disa keshilla te domosdoshme dhe praktike se si duhet te mbrohemi kur jemi te pranishem ne nje ambient qe nuk ju pelqen, ku nuk keni siguri per profesionalizmin e kozmetistit. Kozmetologjia eshte shkenca qe perfshin artin e Parukerise, Estetikes dhe Dermatologjise estetike.
Boja nuk e demton flokun
Se pari, duhet te kemi informacionin e duhur per shkallen e profesionalizmit te parukierit apo estetistit qe zgjedhim. Me shume rendesi duhet t’i jepet momenteve kur do te na duhet te perdorim prodhimet kimike siç jane koloret, permanentet, produktet per shtrirjen e flokut, shampot e ndryshme, xhel, brilantine etj. Nuk eshte e vertete qe kolori e demton flokun. Me shume demtimi i tyre vjen nga veteperdorimi jo i sakte dhe pa kriter i produkteve te caktuara, i produkteve te ndryshme per mirembajtjen e flokut ose ne disa raste, nga pakorrektesia dhe paaftesia, mungesa e informacionit mbi estetiken e zbatuar. Nga studimet e bera, struktura e flokut ka nje element te rendesishem, pigmentin melanine, i cili prodhon kolor, keshtu qe depozitimi i kolorit artificial nga nje profesionist brenda rregullave, nuk e demton por e permireson gjendjen e flokut. Edhe ne perdorimin e bojerave popullore duhet te tregoni kujdes sepse koloret qe ekzistojne, pavaresisht nga çmimi, duke mos qene ne nje sistem kontrolli, kane mungese produktesh mbrojtese, dhe ushqyes per flokun qe duhet ta kene ne perberjen e tyre. Si rezultat i mungeses se cilesise se koloreve, konstatohet nje prishje, demtim i struktures se flokut. Nje nga bojerat popullore eshte kenaja.
Kenaja
Kenaja eshte nje produkt natyral qe preferohet nga shume persona, pasi eshte me perberje organike. Ne perdorimin e saj duhet te tregoni kujdes pasi shkakton tharjen e flokut si dhe krijon zbokth. Si rezultat, kenaja shkakton dhe renien e flokut. Perdorimi i kenase, keshillohet ne floke te yndyrshem, por gjithmone pasi konstatimi te behet nga specialisti.
Korrektoret
Ne shume raste, per koloritin e flokut, perdoren korrektoret. Korrektoret jane korrigjues te kolorit te flokut dhe perdoren ne rastet kur gjate kolorimit jane bere gabime si, krijohen vende te pangjyrosura, apo nuk del ngjyra e kerkuar. Nje parukier profesionist nuk duhet te perdore korrektorin ne nje klient te perhershem, per arsye te dizavantazheve te perdorimit te tij. Disa nga keto dizavantazhe jane: Qendron shume pak ne floke. Pas 1 apo 2 larjeve bie. Humbet shkelqimin e flokut dhe e nxjerr ate te zbehte. Demton strukturen e flokut. Nuk eshte “kolor”, nuk hyn tek koloret e qendrueshem. Nese ne flokun tuaj eshte perdorur korrektor, ju e vini re shume shpejt dhe serish do te ktheheni tek profesionisti per te konstatuar problemet me flokun. Ne pergjithesi korrektori perdoret tek klientet qe vijne vetem nje here, siç jane turistet apo klientet e rastesishem, por lidhur me efektet qe ka ne flok keshillohet te evitohet perdorimi i tij.
Ngjyrat
Formula te gatshme per kolorimin e flokeve nuk ka. Pas konsultimeve me specialistin dhe testimit qe i behet llojit te flokut, atehere mund te vendosni te qete se cili do te jete kolori i flokut tuaj. Koloret profesionale jane te ndara ne 4 tipe.
Temporan
Aplikohet gjithmone tek klientet qe me pare nuk kane bere kolorime, pra ne floke natyrale.
Semipermanente
Aplikohet per te provuar kolore te ndryshme ne tufa te vogla flokesh per te pare reagimin e koloreve te ndryshem ne te njejtin flok. Dhe per te pasur nje siguri 90-100 per qind per kolorin qe do te jete perfundimtar.
Kuazipermanente
Eshte nje kolor qe behet per te percaktuar kohen e operacionit dhe forcen e produktit qe do te perdoret.
Permanente
Eshte tipi i koloritit gjate te cilit floku ndikohet teresisht nga kolori dhe kolori zgjat ne kohe.
Testi flokut
Ne varesi te shkakut per te cilin beni kolorimin e flokut dhe ne konsultim me parukierin, behet dhe perzgjedhja e tipit qe do te perdoret. Ajo qe percakton sakte se cili nga tipet e kolorit eshte i pershtatshem per flokun tuaj eshte analiza qe i behet flokut. Perpara se te beni nje operacion kolori, duhet te kryeni disa teste: Testi i alergjise. Testi i zgjedhjes se ngjyres. Testi i elasticitetit dhe porozitetit te flokut.
Nga frutat, tek kozmetika
Vitaminat
Vitaminat jane te dobishme per lekuren. Per te pasur nje lekure te shendetshme dhe te bukur, frutat dhe perimet jane te pasura me vitamina te cilat ndihmojne per nje lekure te shendetshme dhe te fresket. Nese doni te evitoni produktet kozmetike te perbera dhe nga kimikate, ngrenia e frutave dhe perimeve eshte jo me pak e dobishme per lekuren tuaj. Per te ditur produktet ushqyese te duhura, te cilat kane ekuiliber vitaminash, duhet te merrni mendimin e eksperteve. Por, cilat jane vitaminat qe kane prioritet per dobishmerine e tyre ne ushqyerjen e lekures si dhe ne mbrojtjen e saj nga dielli.
Antioksidantet
E fillojme nga vitmina A. betakarotina. Kjo gjendet tek pjepri, karotat, tek mishi i peshkut. Gjithashtu tek uji, qumeshti, si dhe keto te fundit permbajne vitaminen E. Te tjera vitamina te rendesishme per lekuren gjenden tek brumerat, tek perimet vajore dhe tek gjalpi.
Perimet e gjelbra dhe vajore:
Perimet e gjelbra dhe me perberje vajore permbajne vitaminen H, specat, patellxhanet, lulelakra, domatet etj. Gjithashtu, vitaminen H e gjejme tek frutat e detit dhe kivit. Ndersa vitaminat H dhe C, gjenden ne shume bime vajore.
Kozmetika dhe vitaminat
Vitaminat per te cilat folem me siper qe ndodhen tek shumica e frutave dhe perimeve te ngrenshme, jane pak a shume ( pa kimikate) esenca baze e produkteve kozmetike qe perdor nje kozmetist, por sekreti eshte se ato qendrojne te fshehura ne formulat e kremrave solar dhe kremrat qe perdoren pas djegies se lekures nga dielli. Gjithashtu, eshte vertetuar se konsumimi i ketyre vitaminave nepermjet frutave dhe gjelleve te gatuara me perime, stimulon rigjenerimin e lekures nga celulitet. Vitamina C mbron organizmin nga proceset oksiduese, ndersa vitamina A eliminon aciditetin ne stomak dhe ne zorre si dhe ndihmon ne procesin e hidratimit.

15 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›