E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disfata e thelle Nga Shkelzen Maliqi

Ishte vertet nje cast i ekzaltimit kur pas nje ore te leximit te verdiktit, Kryetari i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, Hisashi Owada, me gjithe ato parantezat dhe argumentet e shumta dhe komplekse juridike, historike, politike dhe analogjike, e tha befasisht fjaline thelbesore me nje gjykim te kristalte dhe te prere: “Shpallja e pavaresise se Kosoves nuk e ka shkelur te drejten nderkombetare”. E deshironim dhe ishim te bindur se ky duhet te ishte vendimi me i drejte dhe me i merituar, por kishim droje se nuk do te thuhej bash keshtu, me keto fjale te qarta. E prisnim se vendimi do te jete disi me me rrotulla dhe me konsiderata edhe per parimin kryesor te se drejtes nderkombetare, ne te cilen thirrej Serbia kur ia drejtoi pyetjen Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, dhe kjo ia pasoi GJND-se ne Hage qe te jape pergjigje juridike se a eshte shpallja e “njeanshme” e pavaresise se Kosoves akt i kunderligjshem sipas drejtesise nderkombetare. Deklaronim qe fitore do te jete edhe nje pergjigje jodecidive per kontestin, vetem qe verdikti i 15 gjykatesve te mos jete ne favor te Serbise. Madje, e pergatisnim veten edhe per nje vendim negativ te GJND-se per Kosoven, por qe nuk do te jete assesi obligativ, por vetem keshilledhenes, pa ndonje fuqi kundrejt realitetit te krijuar dhe perkrahjes te fuqishme te pavaresise nga superfuqite me te rendesishme boterore, shumica e vendeve te BE-se dhe pothuajse te gjitha vendeve te rajonit.
Por, Hisashi Owada na hoqi gurin e dyshimeve dhe frikes. Dhe ky gur, ose me pare shkemb i gjykimit te drejte, rendon fuqishem mbi Serbine. Haga e 22 korrikut, ne te vertete, nuk ishte gjithaq triumf i Kosoves (ajo e beri aktin e saj te madh me 17 shkurt 2008), sa ishte deshtim dhe disfate e thelle e Serbise. Definitivisht u shemb ambicia e Serbise qe ta ndale rroten e historise, ose edhe ta ktheje ate mbrapa. Sigurisht, per Kosoven vendimi i GJND-se eshte me rendesi te madhe, sepse i jep fund dyshimeve dhe e ben pavaresine legjitime. Kosova tash e ka rrugen e hapur qe te behet anetare e barabarte me shtetet tjera sovrane, anetare e OKB-se dhe pjese e te gjitha organizmave tjera nderkombetare. Pritet qe shume shpejt te nisin njohjet e reja, qe do ta bllokojne edhe perpjekjen e radhes se Serbise qe ta beje kthesen me mjete diplomatike. Fill pas disfates, Beogradi ka paralajmeruar se ceshtjen do ta barte ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se. Kryetari Boris Tadic ka angazhuar rreth 20 diplomate serbe te karrieres qe do te dergohen ne me shume se 50 shtete me dy qellime: qe te lobojne per mosnjohjen e pavaresise se Kosoves dhe ta pergatisin rezoluten kunder pavaresise qe do t’i ofrohet Asamblese ne shtator. Dhe ashtu sikur qe ne Kosove argumentohej me pare nga frika se GJND nuk do ta perkrahe shpalljen e pavaresise – qe vendimi i GJND-se nuk eshte vendimtar, sepse e ka karakterin keshilledhenes – tash nga Beogradi po nxirret ky argument per vazhdimin e betejes se tyre per Kosoven. Ata thone se ky vendim i 22 korrikut nuk eshte obligativ, eshte nje keshille dhe mendim, kurse verdikti meritor i takon Asamblese se Pergjithshme te OKB-se. Kuptohet, per ne nuk eshte me aq interesante se cka do te beje Serbia, e cila ka vendosur qe ta luaje deri ne fund kete beteje te humbur.
Qeveria jone, opozita dhe opinioni, duhet t’i kthehen detyres se ndertimit te shtetit funksional, pasi qe me nuk do t’i kemi ato pengesa dhe obstruksione qe i nxirrte Serbia me disa shtete aleate te saj, si dhe carja e vogel qe ishte krijuar ne BE, per shkak se pese shtete anetare kembengulnin se nuk do ta njohin pavaresine e Kosoves, te pakten deri ne vendimin e GJND-se. Tash qe e kemi vendimin, edhe kjo mund te ndryshoje. Aq me pare qe ne verdiktin e GJND-se, nese e kemi degjuar me vemendje, eshte integruar edhe nje vleresim shume i rendesishem - ceshtja e Kosoves nuk mund te sherbeje si precedence per asnje kerkese separatiste ne bote, argument ky qe perndryshe ka qene gogoli kryesor i Serbise dhe Rusise kunder legjitimimit te pavaresise se Kosoves. Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia, tash nuk kane pse t’i frikesohen precedentit qe do t’i trimeronte separatizmat ne keto vende.
Me gjykimin e GJND-se i jepet fund edhe spekulimeve te atyre forcave skeptike brenda Kosoves, te cilat gjithe procesin e pavaresimit te Kosoves, nga Rambujeja e deri me sot, e kane vleresuar si “pergatitje te terrenit per riintegrimin e Kosoves ne Serbi”, ose “per nje varesi te sofistikuar te Kosoves nga Serbia”, duke e hedhur ne pleh Planin e Ahtisaarit. Keto forca u demantuan ne shumicen e ceshtjeve qe alarmonin, sepse Kosova e siguroi vulen e sovranitetit te plote, ky perfshihet edhe integriteti territorial, nga nje instance tejet meritore. Te themi te drejten, sovraniteti i Kosoves ende nuk eshte realizuar ne ploteni, ngase edhe per nje kohe do te duhej te jemi nen mbikeqyrjen dhe asistencen e EULEX-it.
Mendoj se kjo mbikeqyrje dhe asistence ne vendosjen e ligjshmerise dhe ndjekjen e korrupsionit eshte ne dobi te Kosoves. Por, do te vjen dita, jo edhe aq e larget, kur as kjo asistence nuk do te na duhet dhe do te dalim sovrane ne cdo pikepamje - me qeveri funksionale, me armaten tone, me perspektive zhvillimore, me nje elite politike dhe ekonomike te ndergjegjshme, duke i realizuar hap pas hapi edhe objektivat e medha te integrimeve euroatlantike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›