Ngritja e Mini Monarkëve

01/02/2005 Lindja e Mesme: Nga do të lindë brezi i ardhshëm i udhëheqësve? Me shumë gjasa, nga periferia e botës arabe
Reformatorët më interesantë janë të gjithë shtetet e vegjël. Që përpara rrëzimit të Sadamit, një grup monarkësh kishin pranuar nevojën për modernizim politik. Maroku, Jordania, Omani, Bahreini dhe Katari janë të gjithë duke u zhvilluar drejt monarkive kushtetuese. Parlamentet e zgjedhur, që përbëjnë ekzekutivin përgjegjës ose janë ngritur, ose po ngrihen në ato vende
Kush do ta fitojë betejën e botës arabo-myslimane që zien? Çdo udhëheqës në rajon është duke e ndier nxehtësinë e pas 11 shtatorit, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Nën rrezikun e mbithjeshtimit, pozicioni dominues mbahet sot nga udhëheqës autoritarë të moshuar në shtetet kryesore, sidomos Arabinë Saudite, Egjipt dhe Siri, ku të gjithë janë duke përgatitur një trashëgimi brenda familjes. Ndonëse këta bij kanë bërë të lindin shpresat për reforma, premtimet e tyre janë false. Potenciali i vërtetë gjendet në shtetet më të vegjël, në periferinë e botës arabe.
Por fillimisht, Profetët e rremë. Mbreti Saudit Fahd është më shumë se 80 vjeç dhe pesë vëllezërit si dhe gjysmëvëllai, në luftë për fronin e tij, janë të gjithë në fund të të shtatëdhjetave. Presidenti egjiptian Hosni Mubarak, edhe ai në të shtatëdhjetat, ka ndërmend të kandidojë pa kundërshtar për një mandat të gjashtë në tetor 2005, duke u bërë udhëheqësi i tretë për nga gjatësia e drejtimit në historinë 5000 vjeçare të vendit të tij, ndërkohë që njëkohësisht përgatitet t’ia kalojë mantelin të birit, Gamal. I vetmi përjashtim në këtë rast është ai i Bashar Assad, i Sirisë, i cili e trashëgoi presidencën në vitin 2000 dhe është ende 39 vjeç. Por Bashar ka trashëguar gjithashtu rrethin e ngushtë të këshilltarëve të të atit, të cilët janë të gjithë në fund të të gjashtëdhjetave apo shtatëdhjetave, dhe ata tashmë e kanë bërë të harrohet premtimin e dikurshëm se Bashar do të sillte ndryshimin dhe hapte Sirinë.
I njëjti skenar i trashëgimisë nga babai tek i biri ishte paracaktuar të ndodhte në Irak, përpara rrëzimit të Sadam Huseinit dhe pritet të ndodhë në Jemen dhe Libi. Sundimtarëve të këtyre republikave u duhet të maskojnë nepotizmin me kostumet solemnë të trashëgimisë formale. Sigurimi i mbështetjes së forcave të armatosura si dhe i agjencive të brendshme të sigurimit është një detyrim, gjë që përbën edhe arsyen përse Bashar Assad mori komandën e ushtrisë përpara se të merrte në dua drejtimin e vendit. Në Egjipt, ka një ndryshim të dukshëm. Gamal Mubarak nuk ka shfaqur asnjë interes për të bërë karrierë në ushtri, kështu që ai u bë shef i komitetit të politikave të Partisë Demokratike Kombëtare në pushtet. Gjatë një riorganizimi të qeverisë, në mesin e vitit 2004, tetë ministra të rëndësishëm erdhën pikërisht nga komiteti i Gamal dhe njihen si bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij.
Të gjithë partitë e opozitës si dhe organizatat kryesore të shoqërisë civile e kundërshtojnë ardhjen në detyrë të Mubarakut të ri sipas stilit sirian. Megjithatë, disa prej tyre do ta mbështesnin trashëgiminë e Mubarakut në këmbim të reformave reale, përfshirë një amendim të kushtetutës që do të vinte një kufi mandateve presidencialë, qoftë një gjashtëvjeçar, ose dy pesëvjeçarë si dhe zgjedhje të drejtpërdrejta. Praktika ekzistuese – një plebishit për njërin kandidat, ku thuajse gjithmonë rezultatet janë 99 për qind “po” për Mubarakun – është kthyer në një barcaletë në Egjipt. Megjithëkëtë, njerëzit e regjimit janë të zënë në përpjekjet për ta bërë Mubarakun e ri të pranueshëm për Perëndimin, duke folur për idetë e tij të përziera liberale për reformat ekonomike dhe politikën konservatore, duke shtuar se ato janë garancia më e mirë për vazhdimësi dhe stabilitet. Muamar Gedafi i Libisë është duke ndjekur të njëjtën rrugë – një tërheqje strategjike për të zbutur perëndimin, ndërkohë që praktikon represionin si edhe përgatit të birin për t’i zënë vendin.
Atëherë, ku janë shenjat e ndryshimit të vërtetë? Jemeni është distancuar nga bërthama e shteteve autoritare që pas 11 shtatorit 2001. Regjimi i Ali Abdullah Saleh ofroi bashkëpunim të plotë me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit, zhvilloi zgjedhje parlamentare me vëzhgues ndërkombëtarë në terren, lejoi liri më të madhe të medias dhe mirëpriti pa asnjë ekuivok reformat ekonomike. Megjithatë, edhe Saleh po përgatit të birin për t’i zënë vendin, gjë që mund të shkaktojë luftime mes fiseve dhe mund ta lërë Jemenin në një lloj zone gri mes konservatorëve dhe reformatorëve.
Reformatorët më interesantë janë të gjithë shtetet e vegjël. Që përpara rrëzimit të Sadamit, një grup monarkësh kishin pranuar nevojën për modernizim politik. Maroku, Jordania, Omani, Bahreini dhe Katari janë të gjithë duke u zhvilluar drejt monarkive kushtetuese. Parlamentet e zgjedhur, që përbëjnë ekzekutivin përgjegjës ose janë ngritur, ose po ngrihen në ato vende. Mbreti i Marokut, Mohamed VI dhe Sheiku i Katarit, Hamad al-Thani, janë jo vetëm të rinj, të arsimuar në Perëndim dhe duke udhëhequr rajonin drejt modernizimit politik, por edhe duke mbikëqyrur një transformim social revolucionar të shoqërive të tyre.
Në dhjetor 2003, Mbreti maroken propozoi një ligj që parashikonte barazi të plotë mes gjinive në të gjithë aspektet e jetës, duke e vendosur Marokun përpara Tunizisë dhe Egjiptit për sa i takon çështjeve të grave në botën arabe, si dhe në një pozicion me Turqinë në botën më të gjerë myslimane. Ai ka hequr censurën dhe ngritur një komision, i modeluar sipas Komisionit të të Vërtetës dhe Pajtimit të ngritur nga Nelson Mandela në Afrikën e Jugut, për të hetuar dhunimet e të drejtave të njeriut të kryera nën sundimtarin paraardhës (babanë e tij), për të dërguar në gjyq përgjegjësit dhe riatdhesuar ose kompensuar viktimat dhe të afërmit e tyre.
ǒështë më e rëndësishmja, Mbreti ka heshtur frikërat se reforma do të shkaktojë hapje për partitë ekstremiste: Partia kryesore Islamiste është bërë tashmë një anëtare e përgjegjshme e Parlamentit. Në fakt, kudo ku regjimet sundues lejojnë hapje për pjesëmarrje të të gjithë fraksioneve politike, qendra Islamiste forcohet djathtas. Jordania është një shembull. Atje, deputetët islamikë dhe ministrat nuk arritën të përmbushin premtimet dhe u mundën në zgjedhjet pasardhëse.
Në cepin tjetër të botës arabe, Sheiku Hamad i Katarit fitoi famë, duke lejuar shtetin e tij të vogël në Gji të mikpriste televizionin Al Xhazira në 1996. Shumë në Perëndim e shohin Al Xhazirën si një forum për ekstremizmin, por unë do të thoja se është faktori më i rëndësishëm në hapjen dhe zgjerimin e hapësirës publike në botën arabe. Debatet e tij të lirë, shfaqjet dhe lajmet e guximshme kanë rritur energjinë e inteligjencies arabe dhe fuqizuar arabët e thjeshtë, të cilët tani shprehen më lirisht. Shumë stacione të tjerë radiotelevizivë ndoqën shembullin e saj. Ndërkohë, Sheika Moza, Zonja e Parë e Katarit e kishte shkatërruar stereotipin tradicional të gruas me vello, duke kërkuar barazi gjinore dhe modernizim të mëtejshëm. Projekti më i fundit i çiftit mbretëror janë Debatet Doha, të modeluar sipas Oxford Union dhe drejtuar nga BBC, në të cilët ekspertë të shquar debatojnë për çështje publike në mënyrë të drejtpërdrejtë përpara një audience të përbërë nga studentë. Debatet Doha premtojnë të jenë jo më pak revolucionarë se sa Al Xhazira; të dy po bëjnë kaq shumë punë për çlirimin e mendjeve të arabëve, sa që po zemërojnë fqinjët tiranikë.
Mund të argumentohet se një vend si Katari, me popullsinë e vogël dhe pasurinë e madhe në naftë është në gjendje të përballojë sipërmarrje të tilla të guximshme dhe të kushtueshme. Megjithatë, kundërargumenti është se i njëjti vend, me të njëjtën bazë ekonomike dhe demografike, nën sundimin e mëparshëm nuk bëri asgjë të këtij lloji. Po kështu, vende me popullsi disa herë më të madhe se Katari dhe pasuri më të vogël ia kanë dalë mbanë dhe kanë guxuar të kryejnë reforma radikale; mes tyre Maroku, Bahreini, Omani dhe në një farë mase, Jordania.
Nëse fuqitë më të mëdha të botës arabe, nga Arabia Saudite në Irak, do të kishin udhëheqës me të njëjtat ide dhe moshë, do të ishte ndryshe. Atje, popullsitë kërkojnë reforma reale, ndonëse ende jo në atë pikë sa të kërkojnë armët e të huajve. E vërteta e trishtë është se, në qoftë se këta dinozaurë nuk shfrytëzojnë forcat moderatore dhe nuk pranojnë ndryshimin paqësor, ata mund të kenë fatin e Iranit në ditët e fundit të shahut, apo ditët e fundit të Irakut nën Sadamin. Dhe asnjë prej këtrye alternativave nuk është e pranueshme për shumicën arabe.
* Ibrahim, një aktivist egjiptian prodemokracisë është profesor i sociologjisë në Universitetin Amerikan të Kairos dhe kryetar i Qendrës Ibn Khaldoun për Studime Zhvillimore