Një planet për të gjithë majmunët
Mbase emetimi i këtyre dy filmave të ndryshëm do të çojë në një shtytje më të madhe për t’i përfshirë majmunët e mëdhenj brenda rrethit të krijesave me të drejta morale dhe ligjore. Në këtë mënyrë, kushërinjtë tanë më të afërt do të shërbenin si urë për zbrazëtirën morale që ne kemi krijuar ndërmjet vetes dhe kafshëve të tjera
Dy filma që janë prodhuar këtë muaj – njëri fantastiko-shkencor, tjetri një dokumentar për zbulime shkencore – ngrenë çështjen e lidhjeve tona me kushërinjtë tanë më të afërt jonjerëzorë, majmunët. Të dy filmat kthejnë vëmendjen nga faktet e nxjerra nga mësimet që nuk duhen injoruar.“Lindja e planetit të majmunëve” i Rupert Wyatt është filmi i shtatë në seri të bazuar në romanin e vitit 1963 të Pierre Boule, “Planeti i majmunëve”, për një botë të populluar nga majmunë me inteligjencë të lartë. Reklama për filmin e ri pretendon se është “filmi i parë aksion në histori të filmave që shpreh botën e një kafshe të ndjeshme”. Megjithatë nuk janë përdorur majmunët e gjallë.
Në vend të teknologjisë së përdorur për herë të parë në filmin “Avatar”, në film rolin kryesor e luan aktori, Andy Serkis, si shimpanze mbretërore, ku çdo lëvizje e tij nuk është e natyrshme për një krijesë njerëzore; gjithçka është transformuar në një lëvizje majmuni, madje edhe mënyra e lëvizjes së vetullave. Kur muajin e kaluar fola me Wyattin, ai më tha se kishte tri arsye praktike se pse nuk kishte përdorur majmunë të njëmendtë në filmin e tij. Por ai po ashtu kishte mirëkuptim për çështjet etike. “Ka gjëra që nuk të përzihen”, tha ai. “T’i marrësh majmunët dhe t’i detyrosh të bëjnë çfarë ti do, duhet t’i dominosh ata; duhet t’i manipulosh për të performuar. Ky do të ishte shfrytëzim tipik”.
Hezitimi i Wyattit për t’iu bashkuar një shfrytëzimi të majmunëve të mëdhenj është i kuptueshëm, marrë parasysh faktin se vetë filmi tregon një rrëfim të ngritjes së majmunëve të ngritur kundër njerëzve dominues. Karakteri qendror njerëzor, Will Rodman (luajtur nga James Franco), është një shkencëtar në kërkim të një kure për sëmundjen e Alzheimerit, i cili eksperimenton me majmunë. Shumë filma do ta glorifikonin një shkencëtar që ka një qëllim të tillë, dhe do ta arsyetonin veprimin e kafshëve për shkak të qëllimeve për shërimin e njerëzve. Megjithatë, “Lindja e planetit të majmunëve”, portretizon Rodmanin, sipas fjalëve të Francos, si “një person të ftohtë dhe të izoluar”. Vetëm atëherë kur mbikëqyrësit e Rodmanit urdhërojnë anulimin e eksperimenteve dhe kthen në shtëpi Cesarin (protagonistin kryesor), një shimpanze e brishtë, shkencëtari nis të kujdeset për të tjerët. Drama shënon një kthesë tjetër kur Cesari rritet i madh dhe bëhet agresiv në një shtëpi njerëzish, në atë që supozohet të jetë sanksioni i parë, por është një territor i papëlqyer nga majmunët të cilët nuk e duan një ambient të prirë nga qeniet e ashpra njerëzore.
Sa i përket shërimit të majmunëve, pjesa më e madhe e filmit është vendosur në baza reale, sikur në dokumentarin “Project Nim” të bazuar në librin e Elizabeth Hess, “Nim Chimpsky: Shimpanza që do të bëhej njeri”. Nim kishte lindur në vitin 1973, në një rezervat në Oklahoma. Atë e kishin marrë prej nënës kur ishte vetëm dhjetë ditë, për t’u përdorur për një eksperiment të gjuhës së shenjave. Duke qenë se nuk kishte pasur kontakt me familjet e zakonshme njerëzore, ai mësoi më shumë se 100 shenja nga gjuha amerikane e shenjave, një gjuhë e përdorur nga amerikanët e shurdhër. Por Nim ishte marrë nga familja e tij dhe i ishte dorëzuar disa mësuesve të tjerë me të cilët kishte kaluar nëpër një test të ngjashëm. Me kalimin e kohës po i shtohej fuqia dhe agresiviteti, dhe nisi t’i kafshonte mësuesit. Gerbert Terrace, psikolog në Universitetin e Columbias që po drejtonte projektin, vendosi t’i jepte fund dhe e dërgoi Nimin në qendrën e strehimit në Oklahoma. Atje, shimpanze, e cila kur i ishte kërkuar të dallonte fotografitë e majmunëve dhe të njerëzve, fotografinë e vet e kishte vendosur në mesin e atyre të njerëzve – ishte mbyllur në një kafaz së bashku me shimpanze të tjera. Nim kishte përjetuar një numër të madh vuajtjesh – ishte infektuar me hepatit – dhe pasi ishte dërguar në një rezervat kafshësh, kishte vdekur në vitin 2000. Në vitin 1993, Paola Cavalieri dhe unë themeluam “Projektin e majmunit të madh”, një organizatë e përkushtuar në idenë e pranimit se majmunët e mëdhenj kanë një status moral të përfituar nga natyra e tyre, si qenie që kanë mundësi të mendojnë dhe që dinë të ndjejnë emocionalisht. Ato së paku duhet të kenë të drejtën e jetës, lirisë dhe mbrojtjes nga torturimi që ne iu shkaktojmë të gjitha specieve tona, sa i përket aftësive të tyre intelektuale. Në vitet e ndërhyrjes, ideja kishte shënuar një progres të ngadalshëm. Që nga viti 2010, Bashkimi Evropian ka ndaluar me themel përdorimin e majmunëve të mëdhenj në eksperimente. Përdorimi i majmunëve të mëdhenj është i ndaluar ose është kufizuar në Zelandë të Re, Australi dhe Japoni. Një SHBA, një grup bipartizan i anëtarëve të Kongresit është duke mbështetur një legjislacion për t’i dhënë fund përdorimit të shimpanzeve në kërkime. Në vitin 2008 në Spanjë, një rezolutë parlamentare i kërkoi Qeverisë të krijonte një bazë ligjore për dhënien e më shumë të drejtave majmunëve, por Qeveria spanjolle ende nuk e ka zbatuar. Mbase emetimi i këtyre dy filmave të ndryshëm do të çojë në një shtytje më të madh për t’i përfshirë majmunët e mëdhenj brenda rrethit të krijesave me të drejta morale dhe ligjore. Në këtë mënyrë, kushërinjtë tanë më të afërt do të shërbenin si urë për zbrazëtirën morale që ne kemi krijuar ndërmjet vetes dhe kafshëve të tjera.
Autori është profesor i bioetikës në Universitetin e Princetonit dhe profesor laureat në Universitetin e Melburnit. Komenti është shkruar për rrjetin e gazetarisë, “Project Syndicate”