E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sahin mbetet në Real

Nuri Sahin është i përcaktuar të mbetet në Real Madrid për të treguar vlerën e tij në gjigantin madrilen.

Ylli turk iu bashkua Realit gjatë verës së vitit 2011 nga Borussia Dortmund por një seri lëndimesh i pamundësuan të luajë vazhdimisht për skuadrën nga Santiago Bernabeu. Megjithatë, mesfushori 23 vjeç ka insistuar se nuk ka ndërmend të largohet nga klubi.

“Dua të mbetem në klubin më të madh në botë. Dua të tregoj vlerat e mija në Madrid. Këtu jetoj në ëndërr”, deklaroi Sahin gjatë një konference për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›