E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nga reagimet e lexuesve për mbylljen e A1 Televizion"

Duke lexuar lajmin për mbylljen e A1-shit, mendova se kur bëhet fjalë për zonat nga ku burojnë votat e PD-së, ku nuk paguhet as energji dhe as ujë, KESH nuk ndihet fare. Kurse kur bëhet fjalë për konsumatorin i cili çdo muaj paguan rregullisht faturën e energjisë, KESH-i vjedh. Të gjithëve ne që kemi sahat të rregullt energjie, KESH na ka bërë padrejtësi të ndryshme me faturat, duke e futur konsumin e energjisë afrofe. KESH është në krizë, është me borxhe, dhe çfarë të bëjmë: Hajt vjedhim qytetarin, hajt vjedhim biznesin. Acarimi është në kulm, po ku të drejtohesh? Të gjithë maskarenj, të gjithë hajdutë. E si të jetë ndryshe, një shtet që ndërtohet me militantë dhe parazitë.
Letër e nënshkruar
G.G. Tiranë
Unë p.sh.. jam me sahat të ri, në pallat të ri. Çdo muaj vjen faturisti shikon sahatin tim dhe une gjithashtu shoh sa kam harxhuar. Por ndodh shpesh (sidomos kohët e fundit) që në faturë gjithmone energjine e shënuar e kam ndryshe nga numri i sahatit. Pse ndodh kjo? Sepse une jam i ndershem dhe energjine e paguaj? Ky paguan, pse mos t'ia fusim ketij, - thote KESH.- Ky është mentaliteti i shtetit sot. Jam i bindur që të njëjtin mentalitet kanë zbatuar në rastin e TV A1-shit për të cilin flet ky lajm. Këta nuk kanë asnjë standard drejtësie, sepse po të kishin ,do skuqeshin nga ajo që u bëjnë klientëve të tyre. Me siguri thonë: "Edhe po u ankua, kujt i bëhet vonë!". Por doja të shtoja se ne e meritojme kete shtet, sepse në votojmë për injorancën.
Letër e nënshkruar
Gani (marrë nga shekulli.com.al)
Përshëndetje! Me keqardhje po e lexoja kete shkrim për mbylljen e Televizionit A1. Ju kerkoj ju gazetareve të "Shekullit" t'i vini në ndihme Televizionit A1 si media që jeni, dhe ti kerkoni z.Kryeminister një pergjigje zyrtare në gazeten tuaj. Ai dhe administrata e tij e ka për detyre të jape përgjigje, sepse rrogat e majme i marrin nga taksat që i vjelin njerëzve punëtorë të këtij vendi, dhe në radhë të parë biznesit. Ku qendron realisht problemi, pse nuk flet Kryeministri nën varësinë e të cilit është KESH? Pse nuk jepet një zgjidhje, ka 50 ditë kjo punë që flitet përditë. Jo në kete menyrë...! Jo dhe jo. Nëse faji është i Televizionit atehere të argumentohet dhe nga pala tjeter, pra mos të rrine në heshtje ato subjekte, ose nese ato kanë marre urdher nga Kryeministri të godasin ata që e kritikojnë, le ta thonë. Presim një pergjigje në gazete. Me respekt, Luan Shehu.
Letër e nënshkruar
Luan Shehu
Sa i dhembi Kryeministrit kur i thanë që djali i vet ka një kazino. E kërcënoi atë deputetin me çfarë i erdhi për goje. E shef zotni Kryeministër sa të dhemb padrejtësia! Kështu pra, kuptoje sa u dhemb bizneseve kur u fut gjobat miliardëshe poshtë derës zotnia jote. Pastaj si ka mundësi që këtij televizionit, i jep të drejtë ERE dhe një ndërmarrje shtetërore nuk shkon të zbatojë vendimin? Kush janë keto "shefa", që nuk zbatojne ligjet dhe vendimet e institucioneve rregulluese? Se ti Kryeministër na thua: "Jam për ligjin dhe zbatimin e ligjit!". Apo ia fut kot, siç e ke zakon. Kush janë keto, pra që ta shkokan ujin nën rrogoz ty, që je kaq i rreptë për të zbatu ligjet dhe rregullat?
Letër e nënshkruar
Gazmend (marrë nga shekulli.com.al)
SHËNIM I REDAKTORIT: U kërkojmë ndjesë lexuesve, letrat e të cilëve për mbylljen e A1 Televizion nuk mund t'i botojmë për shkak të hapësirës së kufizuar. Ifalënderojmë për fluksin e pazakontë dhe njoftojmë se reagimet e plota për këtë argument, mund t'i gjeni në Shekulli Online (shekulli.com.al) dhe në Shekulli Blog (blog.shekulli.com.al)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›