"Janar 2008, çmimi për gomonen klandestine, 4 mijë Euro"
A qeveriset Shqipëria?! Unë nuk besoj. Gjithçka ofrohet, është thjesht ceremoni. Performanca është skandaloze. I vetmi "produkt" i alb-politikes është terrori ndaj shqiptareve. Natyrisht i kamufluar dhe i sofistikuar gjithnje e me shume me kalimin e kohes, jo i vrazhde dhe brutal, si në kohen para viteve '90. Terrori i sotem shfaqet në të gjitha format e mundshme korruptive, çdo aktivitet, duke filluar nga aktiviteti politik dhe duke zbritur poshte, vertikalisht dhe horizontalisht, është informal. Nderkohe që pushket e pushtetit të korruptuar shprazin bataretë, në perpjestim të drejte shprazen xhepat e shqiptareve. Varferia thellohet. E dini që çmimi që shqiptari duhet të paguajnë për të shkuar në Itali me gomone, në mes të Janarit 2008, ka arritur vlerën 4000 euro?