Një rast në administratë, që më bëri me dhimbje zemre
Arena publike mendoj se nuk duhet të jetë vetëm për pushtetarë dhe deputetë. P.sh., flasim për korrupsion dhe shenjëstrojmë mjekësinë, kur politika është dëng me të korruptuar. (mjeku merr 30OOO lekë pagë mujore, po politikani?).
Një njeriu të varfër, që nuk ka mundësi të dalë jashtë, si duket asgjë të harxhojë pak për njeriun e afërm që po i vdes. U fut në burg mjeku më i mirë i Onkologjikut. Kësaj i thonë: Ujku, Ujku dhe çakalli bën kërdinë.
Mos harrojmë çështjen “Gërdeci”, po ashtu dhe Lulzim Bashën. Edhe Parlamenti është kthyer në një sallë kazinoje, ku çdo fjalë të pistë mund ta dëgjosh. Edhe sjellja e administratës është e tmerrshme.
M’u desh një dokument, që mund ta merrja tek Sigurimet Shoqërore, ku është drejtoria sot, pranë Institutit të Fizkulturës. Për fat të mirë kishte takim nëndrejtori, i veshur shik dhe me mustaqe prej kapadaiu. Një zonjë i tha se kërkonte për burrin e saj vendimin e fundit që kishte nxjerrë qeveria për pensionin e minatorëve a gjeologëve, nuk më kujtohet mirë.
- “Zotëri”, - iu drejtua gruaja e moshuar, - “kam 6 muaj që vij vërdallë dhe unë sot nuk po gjej asgjë. Të gjithë më përcjellin”.
- “Mos më çaj kokën”, - iu drejtua zotëria. Vdisni, vdisni nuk kam çfarë t’ju bëj (!?) Shkoni te edushka t’u zgjidhë punë”.
- “Zotëri”, -i tha zonja, - “Unë jam me Berishën”.
- “S’më intereson fare, veç m’u hiq qafe”.
- “Dua pensionin e burrit, po më vdes”.
- ‘Akoma s’paska vdekur”?, -i tha zotëria (!).