Na pëlqejnë opinionistët gjithologë, sepse kemi qejf thashethemet
Debati që ka zënë vend, me sa shoh, pas atij që hapët për Skënderbeun, është tema “Analistë apo eseistë”. Temë shumë e rëndëmishme, për të cilën mund të diskutosh deri në infinit.
Shumë herë, konflikti i opinionitëve, analistëve e profesionistëve në median shqiptare, përzihet në atë farë mënyre, nga e cila fitojnë opinionitët. Kjo sepse më tepër diskutohet se çfarë tha, si e tha, jo se çfarë bëri, e çfarë rezultatesh ka dhënë në profesionin e tij/e saj.
Ky fenomen favorizon me tepër populistët dhe populizmin, fenomen që është po aq i dëmshëm sa shoqëria jonë policeske dhe spektatore. Problem tjetër kryesor është “simptoma” e keqe shqiptare për t’u bërë udhëheqës politikë e protagonistë politikë brenda ditës, dhe të shumtën e rasteve kërkojnë jo të kritikojnë apo mbështesin, por t’i imponohen krahut, liderit apo kauzës për të cilën militojnë.