E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një rus bën 9 000 km në këmbë për t'u kthyer në shtëpi

MOSKË- Një banor i Lindjes së Largme ruse, të cilin e kishin vjedhur gjatë pushimeve që po kalonte në Moskë, përshkoi në këmbë rreth 9 000 kilometra për një vit për t'u kthyer në qytetin e tij, Vladivostok, njoftoi sot policia lokale.
Personi, 47 vjeç e filloi ecjen në gusht 2010 pasi i kishin vjedhur pasaportën dhe paratë në kryeqytetin rus ku po kalonte pushimet, bëri të ditur policia e rajonit të Lindjes së Largme ruse e cituar nga agjencia Interfax.
Për t'u ushqyer gjatë rrugës, burri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, mblodhi shishe dhe i shiti në pika riciklimi dhe bëri disa punë të vogla.
Pas një viti ecjeje, ai mbërriti më në fund në Vladivostok, në breg të Oqeanit Paqësor, ku udhëtari u vodh përsëri dhe u rrah. Kësaj radhe, ai vendosi të paraqiste ankesë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›