E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Falja e gjakut’, premierë në Tiranë

TIRANË- Filmi “Falja e gjakut”, pasi është shfaqur në disa festivale ndërkombëtare dhe ka fituar disa çmime, kthehet në Shqipëri, premierë në 17 shtator.

Historia e një familjeje shqiptare, e realizuar kinematografikisht nga regjisori amerikan Joshua Martson do të shfaqet në Kinema “Millennium” në kryeqytet. Gjithçka është gati.

Trajleri ka filluar të shfaqet, ndërkohë që edhe posterat e premierës janë afishuar. Filmi do të vijë për publikun shqiptar edhe pse instituconet lokale nuk e kanë mbështetur shfaqjen e tij në ekranet e kinemave në vend.

“Falja e gjakut” trajton historinë e një vrasjeje pas grindjes për një tokë dhe që çon në ngujimin e një familjeje. Ky zakon i vjetër që e detyron Nikut 17 vjeçar të ngujohet në shtëpi bashkë me meshkujt e tjerë të familjes, papritur ia përmbys të ardhmen atij.

Ndërkohë që përgjegjësitë e motrës së tij, Rudinës, rriten çdo ditë e më shumë për shkak të punës që i tashmë i duhet të bëjë, Nikut gradualisht brenga për ëndrrat e tij të ndërprera fillon t’i shndërrohet në zemërim e më pas në rebelim, teksa ditë pas dite ai thur një plan për t’i dhënë fund gjendjes se ngujimit të tij.

Filmi, puna për të cilin ka fillur që në maj 2010, është xhiruar në Shkodër dhe në të interpretojnë aktorët nga Kosova si: Ilire Vinca- Çelaj, Qun Lajqi, Luan Jaha, Veton Osmani, Selman Lokaj, etj.
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›