Bulqizë, ACR takon Kolecin, rrëzon 1 kërkesë. 'Inatosen' minatoret
BULQIZE-Përfaqesues të firmës austriake ACR që ndodhen sot në Bulqizë kanë zhvilluar takim me një përfaqësues të minatorëve, Taf Kolecin, veprim ky qe nuk eshte mirepritur aspak nga komisioni i greves se minatoreve. Ne fund te takimit, u vendos te rrezohej nje kerkese e minatoreve, dhe pranimi i gjithe kerkesave te tjera.
Takimi mes përfaqësueses së ACR, Marta Lula dhe Taf Kolecit ka nisur në orën 14:30 minuta, dhe nga minatorët u cilësua menjehere, si takim informal. Komisioni i grevës ka reaguar menjëherë për këtë takim duke e quajtur të paligjshëm. Sipas tyre, në takim duhet të ishte dhe kreu i sindikatës së minatorëve, Kol Nikollaj. Por, edhe në këtë takim edhe pse është rënë dakort për disa pika, ceshtja e minatoreve mbetet ende pezull, per shkak te nje kerkese qe ACR nuk e pranoi. ACR ka rënë dakort që të rriten pagat në masën 20%, të investojë në minierë, të paguajë pagën e 13. Por, një ndër kërkesat më kryesore të administratës, largimin e drejtorit të minierës, ACR nuk e ka pranuar, madje e ka hedhur poshte duke e cilesuar te pabaze.
Pasi kanë mësuar vendimin e ACR, në këto kushte minatorët kanë vendosur të mos tërhiqen nga vendimi për të vijuar protestat. “Të largohet drejtori i minierës në rast të kundërt, ne nuk kthehemi në punë dhe nuk do të ndalim protestat”.
ACR po sot në mesditë kreu takim dhe me adminsitratën e minierës së Bulqizës.
Ndërkohë minatorët e Bulqizës kanë vijuar edhe sot paradite deri në mesditë protestat para ambienteve të kompanisë austriake ACR.
Konfederata e sindikatave dhe minatorët bëjnë të ditur se i kanë dërguar që ditën e djeshme një shkresë pronares së kompanisë ACR ku parashtrohen të gjitha kërkesat e tyre, ndërkohe që ende sot nuk kanë një përgjigje.
Kjo e fundit ka pranuar dje që marrëveshja mes palëve të nënshkruhet edhe nga kreu sindikatës së minatorëve, Taf Koleci gjithashtu ka pranuar edhe të gjitha këkresat e tjera të minatorëve për rritje page e përmirësim të kushteve të punës.
Por, minatorët kërkojnë nga ana e tyre largimin edhe të administratorit të firmës, e vetmja pikë ku nuk bien dakort
(d.b/BalkanWeb)