OKB: OKB: Shqipëria, vend tranzit i kalimit të drogës

Organizata e Kombeve të Bashkuara në raportin për luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike nuk përfshin Shqipërinë në listën e vendeve problematike.
Analisti pranë zyrës së OKB për drogën në Vjenë, Thomas Pietschman thotë për BBC se Shqipëria tani nuk është në mes vendeve më problematike përsa i përket trafikimit të drogës, megjithëse sipas tij ka ende probleme, pasi vendi vazhdon të jetë vend tranzit.
"Shqipëria qartë është vend tranzit dhe vazhdon të jetë vend tranzit. Ajo çka shohim ne tani është se opiumi që vjen nga Afganistani, shkon në Iran, në Turqi, më pas në Bullgari dhe nga Bullgaria në Shqipëri që pastaj vazhdon për në Itali. Ky ka qenë tipari klasik në vitet e fundit dhe kjo nuk ka ndryshuar", u shpreh Pietschman.
Analisti theksoi se përfundimisht Shqipëria definitivisht nuk është në listën e vendeve problematike ashtu sikurse disa vite më parë.