E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një sistem lituanez për zgjedhjet

Kështu mendon konstitucionalisti Luan Omari, sipas të cilit  komisionet e zgjedhjeve duhet të jenë apolitike dhe opsioni më i mirë për të realizuar këtë është që të përzgjidhen nga radhët e konferencës së gjyqtarëve.

Rasti i Lituanisë apo Bjellorusisë, ku zgjedhjet certifikohen nga gjykatat sugjerohet nga Omari të adaptohet edhe në Shqipëri.

“Nuk do të ishte ndonjë mëkat që komisioni të caktohej nga partitë politike, por përvoja konkrete e vendit tonë ka treguar se kjo formulë ka dështuar. Tek ne duhen bërë përpjekje maksimale që të sigurohej që Komisioni të përbëhej nga njerëz të paanshëm. Mund të caktohen gjyqtarë për shembull, gjyqtarë që të kalojnë në filtrin e organizmave që do të vendosin për përbërjen e komisionit. Mund të caktohen nga Konferenca gjyqësore kombëtare”, tha Omari për AS.

Por, administrimi i zgjedhjeve dhe sistemi zgjedhor janë dy problematikat, që sipas Omarit reflektohen në Kodin aktual. Ai kërkon nga partitë politike që të zgjidhen këto dy çështje në komisionin parlamentar të reformës zgjedhore. Sistemi më i mirë sipas tij është ai proporcional rajonal. /Start/

                                                                                             2011-10-07 17:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›