E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti i PS, Majko: Bazë për të ulur palët në tryezë

”Nuk pres ndonjë paraqitje optimiste të situatës në Shqipëri, pasi nuk besoj se në Bruksel do të ketë optimizëm më të madh sesa në Shqipëri, për sa i përket situatës në të cilën ndodhet jeta institucionale dhe ajo politike. Ne vijmë pas një traume shumë të rëndë të marrëdhënieve institucionale dhe politike në Shqipëri, dhe sikur gjithçka të ishte e lidhur thjesht dhe vetëm me marrëdhëniet mes shumicës dhe opozitës, kjo do të ishte gjysma e së keqes”, tha Majko.

Lidhur me paktin pre 10 pikash të propozuar në Partia Socialiste, Majko shprehet se bëhet fjalë për të filluar një proces dhe, nëpërmjet asaj që kemi ofruar e kemi konsideruar këtë si një fillim, do të thotë se në një tavolinë që mund të mblidhej në një të ardhme të diskutueshme, do të kishte disa qëndrime, disa propozime, të cilat do të diskutoheshin midis palëve.

 “E keqja është se perceptimi që ka krijuar shumica në këtë rast, i ka orientuar ato sikur janë kushte të panegociueshme, dhe kjo krijon një situatë bllokuese. Unë mendoj se kjo duhet parë në një këndvështrim ndryshe, këndvështrim më të relaksuar, i cili në fund të fundit do t’i ndihmojë të dyja palët, që në një të ardhme të afërt, të ulen dhe të negociojnë pa ngarkesa, lidhur me një proces i cili, më shumë sesa me qetësimin e situatës politike, ka të bëjë me interesat e vendit, për çështjen e procesit të integrimit evropian. Kjo pastaj do të ishte një bazë për të krijuar një besim reciprok”, shton ai. /Start/

                                                                                             2011-10-07 17:41
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›