E Diel, 1 Nëntor 2026

Një tërmet i madh do godasë së shpejti Tokion

Share

Një tërmet i madh pritet të godasë kryeqytetin e Japonisë, Tokio, thonë shkencëtarët. Skuadra e Universitetit të Tokios thotë se ka një mundësi 75 përqind që një tërmet i një magnitude së paku 7 ballë, të godasë rajonin brenda katër vitesh.

Qeveria pati deklaruar se shanset për diçka të tillë janë 70 përqind në 30 vitet e ardhshme.

BBC njofton se kërkuesit i kanë bazuar të dhënat në numrin në rritje të dridhjeve në kryeqytet që pas tërmetit të 11 marsit.

Hera e fundit kur Tokio u godit nga një tërmet i madh ishte në vitin 1973. Një tërmet 7.9 ballësh vrau më shumë se 100 mijë njerëz.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›