Pse nuk më lënë që të hyj në klubet e natës? (FOTO)
Kjo britanike ka një hall. Asnjë klub nate në qytetin e saj nuk e lejon të futet brenda për shkak se i thonë se është shumë e vjetër për të veshur gjëra të tilla. Nëse e sheh Lisa Woodman, ti mendon se ajo e ka të lehtë që të hyjë në çdo klub nate. Por jo. 28 vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, është refuzuar nga të paktën tre klube nate në Worcester. Woodman thotë se veshjet e saj janë konservatore në krahasim me ato të vajzave më të reja.
Nuk e kuptoj çfarë nuk shkon me rrobat e mia. Nuk po lëndoj askënd. Po mbuloj gjithçka, thjesht dua të kaloj një mbrëmje të mirë. Nuk e besoj, jam 28 vjeç dhe më thonë je e vjetër. Pastaj shih si vishen adoleshentet që zbulojnë më shumë se unë, thotë ajo.
E divorcuar nga i shoqi, ajo ka bërë një operacion në gjoks dhe shkon rregullisht në palestër për të ruajtur formën e mirë.


