E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një tërmet me fuqi 6 ballë godet Indonezinë

Një tërmet me fuqi 6 ballë sipas shkallës Rihter goditi sot në provincën indoneziane të Papuazisë, njofton Instituti amerikan i gjeofizikës, por deri tani nuk ka asnjë informacion për viktima, ose për një cunami të mundshëm.
Tërmeti ra në orën 20:15 (11:15 GMT) tre kilometra në lindje të Manokwarit dhe në thellësinë 35 kilometra, shtoi instituti.
Një tërmet i fuqishëm prej 7.6 ballësh shkaktoi më shumë se 1,000 të vdekur në zonën përreth qytetit Padang, Sumatran Perëndimore, muajin a kaluar.
Indonezia është e vendosur në një zonë me aktivitet të lartë sizmik të njohur me emrin "Unaza e Zjarrtë e Paqësorit", ku takohen shumë pllaka tektonike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›