Një tjetër atmosferë për të shpëtuar planetin
Shpërthimi i papritur i malit Pinatubo më 15 qershor të vitit 1991 dërgoi një shtëllungë të madhe hiri në qiell, njollosi diellin dhe tregoi një mënyrë për të shpëtuar njerëzimin nga një katastrofë potenciale klimatike. 20 milionë tonë të dioksidit të sulfurit nga mali në Filipine u ngritën në stratosferë, duke e mbuluar planetin me një mjegull, e cila e reflektoi një pjesë të nxehtësisë së diellit prapa e në hapësirë. Gjatë viteve që pasuan, meteorologët panë të mahnitur se mjegulla e uli temperaturën e Tokës në një total prej gjysmë gradë Celsiusi dhe me këtë e ktheu prapa orën e ngrohjes globale.
Në shekullin para Pinatubo-s, gazrat serrë të çliruar nga industria njerëzore kishin bërë që temperatura në Tokë të rritej për një shkallë Celsius. Efekti ishte i përkohshëm, temperaturat filluan të rriten sërish pas një viti apo dy. Por, shkencëtarët filluan të pyeteshin nëse vullkani kishte zbuluar një armë të mundshme kundër ndryshimit klimatik. Nevojitet vetëm një llogaritje e thjeshtë për të parë se do të ishte e mundur të bëhet artificialisht ajo që mali e bëri në mënyrë natyrale. Një aplikim i matur i dioksidit të sulfurit në atmosferën e sipërme, që do të mund të arrihej me anë të lançimit të gazit nga raketat, duke e spërkatur nga aeroplanët e lartësive të mëdha, apo duke e lëshuar nga një oxhak i madh, do të kishte një ndikim pothuajse të menjëhershëm në temperaturë. Dhe do të kushtonte me mijëra herë më pak, madje edhe sesa skenarët më optimistë për zvogëlimin e emetimeve. Një grup i vogël në mënyrën më efektive dhe me më së paku efekte anësore. Gjatë dy dekadave të fundit gjeo-projektimi filloi të përfshinte mënyra të tjera të ndreqjes së klimës, përfshirë tjerrje të tjera të efektit Pinatubo. Duke përdorur dioksidin e sulfurit apo materiale të tjera, ata kanë për qëllim që të reflektojnë dritën e diellit prapa e në hapësirë. Njëra nga këto do të vendoste një varg pasqyrash në orbitë, duke e mbrojtur Tokën nga rrezet e diellit, por me një çmim që sigurisht do ta falimentonte planetin. Në vitet 1990, shpikësi kontrovers i bombës me hidrogjen, Edward Teller, propozoi pjesëza reflektuese të metalit që do të rrinin pezull në atmosferë. Një tjetër formë publikisht më e pranueshme e gjeo-projektimit do të përqendrohej në heqjen e karbonit nga atmosfera dhe ruajtjen e tij nën Tokë. E njohur si kapja dhe deponimi i karbonit, kjo ide qëndron prapa uzinave eksperimentale, të cilat janë duke tërhequr shumë hulumtime dhe financime. Por, uzinat me qymyr të pastër vetëm do të reduktojnë emetimet e së ardhmes, gjë e cila nuk e prek rrënjën e problemit. Në mesin e të gjitha pasigurive, të cilat rrethojnë ndryshimin klimatik, një gjë është bërë e qartë: qëndrueshmëria e frikshme e karbonit, i cili do të qëndrojë në ajër për mijëra vite, duke vazhduar të ngrohë planetin pavarësisht se sa drastikisht ndërpriten emetimet në të ardhmen. Prandaj ekziston një urgjencë në rritje prapa ëndrrës së gjeo-projektimit: që të ndryshohet klima me mjete artificiale ose duke e thithur karbonin ekzistues nga ajri ose duke e ftohur ajrin me reflektorët solarë. Gjeo-inxhinieria funksionoi në skajin e çmendur të politikës klimatike deri vonë. Ekspertët i shmangën idetë e saj si shkencë e çmendur dhe kishin frikë se do të nënçmonte fushatën për të zvogëluar emetimet e karbonit. Njerëzit nuk do të bëjnë sakrifica të rënda për ta luftuar ngrohjen globale, nëse u jepet përshtypja se një marifet i shpejtë inxhinierie mund ta shlyejë kërcënimin. Përveç kësaj, vetë ideja e projektimit të ndryshimit klimatik u fut frikën njerëzve. Nëse shkenca nuk mund ta parashohë motin e të jetë e sigurt në atë gjë, si mund ta projektojë në mënyrë të sigurt klimën globale? Shekulli XX ka parë shumë përpjekje më pak ambicioze që të ristrukturohet Toka, duke devijuar lumenj për shembull, gjë që përfundoi në katastrofë. Tani, sidoqoftë, shumë shkencëtarë kanë filluar ta marrin seriozisht gjeo-inxhinierinë, qoftë edhe vetëm nga mungesa e shpresës. Gjersa shumë e më shumë specialistë të klimës fillojnë të besojnë se, madje, edhe nivelet e tanishme të ndotjes me karbon po e ngrohin globin më shpejt se sa është menduar më herët, arsyeja për zhvillimin e një plani emergjent për shpëtimin e planetit po bëhet e vështirë që të rezistohet. Fituesit e "Nobelit", Paul Crutzen dhe Thomas Schelling e kanë vërtetuar nevojën për një plan të inxhinierisë klimatike. Shoqëria Mbretërore Britanike ka filluar t‘i studiojë mundësitë. Akademitë Kombëtare të Shkencës të SHBA-së sapo organizuan një konferencë, në të cilën u diskutua për projektimin klimatik dhe është caktuar një takim në qershor për t‘i diskutuar detajet. "Ende nuk është shfaqur në axhendat e politikanëve", thotë shkencëtari klimatik i Princetonit, Michael Oppenheimer, "por shkencëtarët tani po flasin për këtë si një mundësi". Oppenheimer po punon për përmbledhjen e një ekipi, i cili do të krijojë një raport të Akademisë Kombëtare të Shkencës, ku do të rekomandohet një opsion gjeo-inxhinierik për politikën klimatike. Oppenheimer po tregohet i kujdesshëm, duke përkrahur vetëm hulumtime teorike, pa eksperimente në terren, të cilat mund të kenë një ndikim të zgjatur në mjedis. Shkencëtarët e tjerë, sidoqoftë, po fillojnë ta shtyjnë këtë çështje. "Shumë njerëzve nuk u pëlqen ideja e zgjidhjes së problemeve tona me anë të teknologjisë", thotë klimatologu nga Harvardi, Dan Schrag. "Nëse jeni ulur në një kullë të fildishtë, është lehtë të thuhet se duhet t‘i ndryshojmë sjelljet tona. Por, çfarë ndodh nëse nuk e bëjmë këtë gjë? A dëshironi me të vërtetë që t‘ia jepni Tokës puthjen e lamtumirës?" Argumenti më i përfolur për gjeo-inxhinierinë si Plan B, është dështimi i Planit A - ndaljes së emetimeve. Marrëveshja e Kyotos bën thirrje për një reduktim prej 5.2% të emetimeve nën nivelet e viteve të 1990 deri në vitin 2012. Nga 40 shtete që e kanë nënshkruar marrëveshjen në vitin 2001, 21 prej tyre kanë parë rritje të emetimeve të karbonit që nga ajo kohë. Këtu përfshihet Japonia, e cila ishte edhe iniciatorja e bisedave. Edhe pse Britania, Gjermania dhe Franca kanë arritur të bëjnë reduktime, asnjëra nga këto shtete nuk është në rrugë që të arrijë cakun e saj të Kyotos. Kyoto nuk përfshiu Kinën apo SHBA-në, emetuesit numër 1 dhe 2 të karbonit në botë. Fushata, që të zgjerohet dhe të "shtrëngohet" Kyoto, tani duket se ka gjasa të dështojë gjithashtu. Në dhjetor, negociuesit do të mblidhen në Kopenhagën dhe do të përpiqen të zgjerojnë marrëveshjen e Kyotos, të cilës i del afati në vitin 2012. Ata gjithashtu shpresojnë të vendosin kërkesa për zvogëlime më të mëdha të emetimeve dhe të përfshijnë edhe Kinën dhe SHBA-në në marrëveshje. Shpresa është se Kopenhagu do t‘i vërë kapak sasisë së karbonit në atmosferë në një nivel, i cili është mjaft i ulët sa të parandalojë rritjen e temperaturave për më shumë se 3 gradë Celsius. Nëse temperaturat do të rriten më shumë, shkencëtarët klimatikë do të brengosen se efektet e kësaj do t‘i shkaktojë një dëm të papranueshëm mjedisit, duke përshpejtuar thatësira dhe përmbytje, duke i vënë në rrezik rajonet bregdetare nga rritja e nivelit të detit, duke e dëmtuar agrikulturën dhe duke çuar në humbjen e biodiversitetit. Askush nuk është i sigurt se sa të mprehta duhen të jenë zvogëlimet e emetimeve të gazrave serrë, por hamendja më e mirë është një reduktim prej 80% nën nivelet e tanishme deri në vitin 2050. Ky është një kufi radikal për Evropën, Japoninë dhe SHBA-në. Për Kinën dhe Indinë, të cilat po përpiqen të rriten e të dalin nga varfëria, kjo është pothuajse e papërfytyrueshme. Shpejtësia e politikave globale mund të jetë e papërputhshme me shpejtësinë e ndryshimit klimatik. Kjo, sepse sistemi i klimës në Tokë është një makinë e madhe që lëviz ngadalë, por kjo nuk do të thotë se edhe katastrofa po vjen ngadalë. Njëri nga skenarët vazhdimisht e më të frikshëm është efekti i topit të borës, në të cilin, për shembull, karboni fillon të kullojë nga akulli që shkrihet apo oqeanet që ngrohen dhe lëshojnë lagështi atmosferike, duke e rritur efektin e gazit serrë të karbonit. Ndoshta më e rëndësishmja është mendimi në rritje e sipër se gazi, të cilin tashmë e kemi emetuar, do të vazhdojë ta ngrohë Tokën me shekuj të tërë. Raporti gur-themel i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimin Klimatik i OKB-së, i bërë në vitin 2007, vlerësoi se deri në fund të shekullit temperaturat do të mund të rriten në mes 2 dhe 5 gradë Celsius. Një numër vazhdimisht e më i madh i shkencëtarëve kanë filluar të besojnë në skenarin më të keq. Një rritje prej 5 gradëve deri në vitin 2100, një çast i shkurtër për kohën gjeologjike, pothuajse përfundimisht do të vërtetojë të jetë një katastrofë për civilizimin. Kjo është arsyeja pse shumë shkencëtarë kanë filluar të nxisin marrjen seriozisht në konsideratë të skemave gjeo-inxhinierike, të cilat vetëm para disa viteve janë dukur absurde dhe të rrezikshme. Ideja e inxhinierimit të klimës nuk është e re. Në vitin 1965 një raport u çua në tavolinën e Presidentit Lindon, që eksploronte mundësitë për të manipuluar klimën që të mos rritej temperatura. (Çuditërisht, raporti kurrë nuk e përmendi zvogëlimin e emetimeve.) Ideja u vërtit nëpër qarqe shkencore gjatë dekadave që erdhën, por deri në vitet 1990 ishte zhdukur nga diskutimet, kryesisht ngaqë politikëbërësit po përpiqeshin të arrinin një konsensus për zvogëlim të emetimeve. "U bë aq politikisht jo korrekte saqë nuk mund të flisnim për këtë gjë", tha David Keith, një fizikan në Universitetin e Calgary, në një konferencë të TED-it në vitin 2007. Në vitin 2006 Crutzen, një kimist, e theu akullin me një shkrim në revistën "Ndryshimi Klimatik". Ai e përsëriti një ide, e cila nisi me fizikanin rus Mikhail Budyko, i cili në vitin 1974 propozoi përdorimin e aeroplanëve që të lëshohet dioksidi i sulfurit apo SO2 në atmosferë, ku do të reagonte me ujin dhe molekulat e tjera për të formuar pjesëza të sulfatit, e njëjta gjë si hiri vullkanik. (Crutzen preferonte përdorimin e balonave për matjen e motit për ta bartur gazin sipër.) Crutzen theksoi se sasia e SO2-shit i nevojitur për të ulur temperaturat në shkallë të rëndësishme ishte i vogël, afër 20 milionë tonëve, të cilat i liroi Pinatubo, shumica e së cilës përfundoi afër Tokës ku nuk kishte efekt mbi temperaturat. Opsionet e ftohjes së planetit duke ua ndërruar drejtimin rrezeve të diellit janë shumë më të lira: për një të njëmijtën e prodhimit vjetor të botës "mund ta kthesh një epokë të akullt", thotë Keith. Gjeo-inxhinieria, thonë kritikët, do të krijonte shumë efekte të këqija anësore. Njëri nga disavantazhet e SO2-shit është se e shkatërron shtresën e ozonit, duke i ekspozuar njerëzit në Hemisferën Jugore ndaj rrezatimit vdekjeprurës ultraviolet. Mali Pinatubo e rriti vrimën e ozonit përmbi Polin Jugor vetëm pak, por disa studime thonë se një lëshim i madh i SO2-shit mund ta rrisë vrimën jugore dhe ndoshta madje edhe të shkaktojë shfaqjen e një tjetre në veri. Një mënyrë që t‘i bihet përreth problemit është të shkohet ngadalë, lëshimi i SO2-shit nga pak, dalëngadalë, të studiohet se si i përgjigjet klima kësaj e pastaj të provohet pak më shumë. Nëse do të kishte një dëmtim të madh të ozonit, eksperimenti do të mund të ndalej dhe SO2 shpejt do të shpërndahej. Kjo duhet t‘i japë pak ngushëllim njerëzve që janë të frikësuar nga ideja e inxhinierëve që vazhdimisht e ngacmojnë atmosferën. Keith po punon në dizajnimin e pjesëzave, të cilat janë më efikase në ftohje se sa sulfatet, por pa efekte anësore. Për shkak se sulfatet kanë prirje të bien në Tokë pas disa muajve, ato duhet të rimbushen rregullisht. Pjesëza e projektuar e Keith-it do të absorbonte energjinë e diellit në mënyrë jo të barabartë, duke shkaktuar që një anë të ngrohet më shpejt se tjetra dhe të lëvizë përpjetë. Një pjesëz e tillë mund të lëshohet nga Toka dhe të hipë vetë. Mund të ndërtohet në mënyrë të tillë që të ngjitet më lart se sa shtresa e ozonit, në mezosferë, 100 kilometra lart, ku do të reflektonte dritën, por ta lërë ozonin të paprekur. Për arsye sigurie, këto pjesëza gjithashtu mund të rregullohen që përpara se të kenë kohëzgjatje të caktuar jetese. "Është diçka që jemi duke e zhvilluar", thotë ai. "Mund të mos funksionojë. Por është pothuajse e sigurt që nëse inxhinierët i kushtojnë vëmendjen kësaj, mund të krijohet diçka që funksionon më mirë se sulfatet". Efekti më shkatërrues anësor do të mund të jetë politik. Suksesi në uljen e temperaturave, apo madje edhe dijenia se shkencëtarët i kanë mjetet për ta bërë këtë gjë, mund ta ulë vullnetin politik që të bëhen zvogëlime të emetimeve. Edhe përkrahësi më i përkushtuar i gjeo-projektimit nuk e argumenton përdorimin e tij në vend të zvogëlimit dhe kapjes së karbonit. Përdorimi i gjeo-inxhinierisë për t‘i mbajtur temperaturat e ulëta në mënyrë artificiale derisa nivelet e karbonit do të vazhdonin të rriteshin, do të ishte dyfishim i rrezikut të ngrohjes së shpejtë nëse projekti i ftohjes së ajrit do të ndalej papritmas, apo duhej të ndalej për ndonjë arsye. Nocioni i projektimit të klimës mund të jetë frikësues, por gjithashtu mund të jetë i pashmangshëm dhe kjo është arsyeja pse politikëbërësit do të bënin mirë të fillonin të mendonin për këtë gjë tani. Nëse ngrohja globale përshpejtohet në vitet që po vijnë, cilado qoftë skema për ta ndalur këtë gjë, mund të fillojë të duket më e sigurt sesa alternativa.
Plani B
Argumenti më i përfolur për gjeo-inxhinierinë si Plan B, është dështimi i Planit A - ndaljes së emetimeve. Marrëveshja e Kyotos bën thirrje për një reduktim prej 5.2% të emetimeve nën nivelet e viteve të 1990 deri në vitin 2012. Nga 40 shtete që e kanë nënshkruar marrëveshjen në vitin 2001, 21 prej tyre kanë parë rritje të emetimeve të karbonit që nga ajo kohë
Rreziku
Përdorimi i gjeo-inxhinierisë për t‘i mbajtur temperaturat e ulëta në mënyrë artificiale derisa nivelet e karbonit do të vazhdonin të rriteshin, do të ishte dyfishim i rrezikut të ngrohjes së shpejtë nëse projekti i ftohjes së ajrit do të ndalej papritmas, apo duhej të ndalej për ndonjë arsye
Pashmangshmëri
Nocioni i projektimit të klimës mund të jetë frikësues, por gjithashtu mund të jetë i pashmangshëm dhe kjo është arsyeja pse politikëbërësit do të bënin mirë të fillonin të mendonin për këtë gjë tani. Nëse ngrohja globale përshpejtohet në vitet që po vijnë, cilado qoftë skema për ta ndalur këtë gjë, mund të fillojë të duket më e sigurt sesa alternativa
Ftohja
Opsionet e ftohjes së planetit duke ua ndërruar drejtimin rrezeve të diellit janë shumë më të lira: për një të njëmijtën e prodhimit vjetor të botës "mund ta kthesh një epokë të akullt", thotë Keith