Si u bëra pirat
Emrin tim nuk do t‘ua tregoj, sepse në këtë histori nuk ka rëndësi. Më quani po të doni Hasan... Zëri i tij vjen me vonesë, i shtrembëruar nga lidhja satelitore. Burri, nga ana tjetër e telefonit, flet në gjuhën vendase. Fjalët, më shumë se shqiptime, janë të bërtitura. Hasani kërkon ndjesë për erën e fortë, pasi ndodhen në bordin e një anijeje. Kjo është anija e fundit që ka sekuestruar së bashku me një grup somalezësh. Sipas qeverive dhe mediave ndërkombëtare, Hasani është një pirat, "burcad badeer" në gjuhën somaleze, "grabitësit e detit", një përcaktim që Hasani nuk e pranon: "Jemi mbrojtësit e bregdetit", përgjigjet ai i nxehur. "Jemi mbrojtësit e detit dhe plazheve tona, pasi komunitetet ndërkombëtare i shkatërrojnë dita-ditës, duke përfituar nga lufta".
Që prej 1991-shit, Somalia nuk njeh paqe. Që nga rrëzimi i diktatorit Mohammed Siad Barre, çdo tentativë për t‘i rikthyer vendit një qeveri të vërtetë ka dështuar. Asnjë prej grupeve në luftë nuk ka arritur ta marrë në dorë kontrollin e vendit. "Nuk kisha mbushur ende 20 vjeç, kur filloi e gjithë kjo". Hasan ka jetuar një fëmijëri të keqe në qytetin bregdetar të Hararderes. Jetonte në një shtëpi me prindërit dhe dhjetë vëllezërit e motrat. Kujton vitet e shkollës dhe mënyrën se si u fut në këtë punë: "Ashtu si babai dhe gjyshi, fati im ishte të bëhesha peshkatar. Shkonim shumë larg me varkën e familjes. Deti ishte plot peshq, aragosta, sardele, ton. Ato që peshkonim i shisnim në mëngjes në tregun lokal. Jemi ushqyer mirë, nuk na ka munguar kurrë gjë".
Kjo jetë u shkatërrua për shkak të konfliktit. Në tokë luftohej dhe shumë njerëz e kuptuan se me detin somalez mund të bëheshin biznese të mira. Kush kishte pushtet quhej "person kompetent" dhe u shiste autorizime zyrtare peshkatarëve që vinin nga larg: Japonia, Koreja e Jugut, Kina dhe Tajvani. Por edhe nga Spanja, Italia e Franca. Lista e shteteve të përfshira është e gjatë. Në këmbim të shumë parave, garantohej një copë letër që lejonte hedhjen e rrjetave në ujërat somaleze. "Për vite me radhë kemi ruajtur, duke u përpjekur të bëjmë dhe të shohim vetëm punën tonë. Dilnim për peshkim dhe shihnim se peshqit pakësoheshin sa hap e mbyll sytë".
Një padi e përsëritur në çdo qytet-port të Somalisë: anijet e mëdha boshatisën detin me rrjetat e tyre gjigante. Dhe kjo është e vërtetë, madje e kanë theksuar edhe Kombet e Bashkuara, që shumë herë i kanë cilësuar ujërat somaleze "jashtë kontrollit". Në një raport OKB-ja pohon se çdo vit eksportohet në mënyrë të jashtëligjshme peshk nga Somalia për 300 milionë dollarë. Sipas Hasanit, përgjegjësitë e atyre që shesin peshkun në mënyrë të jashtëligjshme janë të mëdha. "Më kujtohet herën e parë që ndodhi. Ishte në mes të viteve ‘90. Dolëm për të peshkuar para se të zbardhte. Iu afruam një varke të madhe, por personat që ndodheshin brenda na qëlluan me armë. Ia mbathëm menjëherë për të shpëtuar kokën. Që prej asaj kohe problemi është agravuar. Ne nuk mund të peshkojmë më në ujërat tona, na presin rrjetat, na qëllojnë me armë. Shpesh peshkarexhat e mëdha janë të shoqëruara edhe nga anije të tjera në bordin e të cilave ka njerëz të armatosur. Ata nuk duan konkurrentë". Ai që denoncon "punët e pista" humbet vendin e punës. Ka të tjerë që nuk ia hedhin me kaq: një gazetare evropiane, së bashku me kameramanin u ekzekutuan në Mogadisho. Ishte viti 1994. Gazetarja po hetonte mbi shitjen e skories në Putland. Kanë kaluar 15 vjet dhe askush nuk është dënuar për vrasjen, duket se gjërat nuk kanë ndryshuar fare. Peshkatarët vendas kanë filluar të riorganizohen: "Në fund të viteve ‘90, filluam të reagonim. Somalezët që thirreshin sundues përdornin luftën për t‘u pasuruar pas krahëve tanë. Komuniteti ndërkombëtar dërgonte delegacione paqeje, por nuk bënte asgjë për të ndaluar këto trafiqe të jashtëligjshme", thotë i nxehur Hasan. Papritur, zëri i tij fillon të ngrihet edhe më shumë: "Deti nuk u përkiste më somalezëve, kështu që duhej ta merrnim patjetër. Filluam t‘u përgjigjeshim sulmeve. Në qytetin tim formuam grupin ‘Mbrojtësit e plazhit‘. Mbronim varkat tona të vogla. I përgjigjeshim zjarrit të peshkarexhave të mëdha. I ndalonim anijet e mallrave të hidhnin mbeturina në det".
Në një farë mënyre loja filloi të bëhej më e vështirë. Hasani nuk e mban mend se cila ka qenë anija e parë që kanë sekuestruar, por nuk mund të harrojë herën e parë që e ka kryer këtë veprim: "Ishte viti 2001. Një anije nga Tajvani, jo shumë e madhe, peshkonte pranë brigjeve tona. I qëlluam disa herë, më pas hipëm në bord. E mbajtëm të sekuestruar për 15 ditë. Në fund na dhanë 50 mijë dollarë për t‘i liruar". Një shifër e papërfillshme në krahasim me milionat që paguajnë sot pronarët e anijeve. "Për ne ishin shumë, nuk kishim parë kurrë kaq shumë dollarë". Fenomeni filloi të zhvillohej në vite, derisa muajt e fundit ka marrë përmasa alarmante: "Me kalimin e viteve jemi organizuar. Peshkatarët si unë janë bashkuar me disa biznesmenë. Ka njerëz që na ndihmojnë nga porti dhe na informojnë mbi lëvizjet e anijeve. Paratë u interesojnë të gjithëve". Për piratët somalezë flitet kudo. Politika po përpiqet të kuptojë se si t‘i ndalojë. Piratët somalezë, jetojnë një jetë të pasur. Hasan dëgjon shumë, më pas qesh dhe thotë: "Bregdeti ynë është shumë i varfër, kjo është mjaft e vërtetë. Të tjerat janë shpifje. Për t‘i ndaluar duhet paqe në kontinent. Duhen para për të ushqyer fëmijët tanë, sepse në të kundërt nuk do të ndalojmë. Kjo është arsyeja që nuk e tregova emrin tim. Historia ime tregon dëshpërimin e këtij populli".