E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një tjetër avion Airbus në oqean, 151 viktima

 

Një avion Airbus i Jemenit me 153 njerëz në bord ka rënë mbi oqeanin indian, ndërsa kishte destinacion uljen në ishujt Komore të martën, ku skuadrat e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë nga oqeani një 14-vjeçar dhe një 5-vjeçar. Avioni A310 dështoi gjatë përpjekjes së uljes në pistë dhe ndërsa bënte përpjekjen e dytë u rrëzua mbi oqean. Kjo është hera e dytë brenda muajit që një avion i tipi Airbus rrëzohet mbi oqean. Por kësaj radhe autoritetet franceze thanë se avioni i Jemenit ka qenë nën vëzhgim dhe ky tip i vjetër avioni, 19-vjeçar, e kishte të ndaluar qarkullimin në hapësirën ajrore franceze. Trupat dhe mbetjet e avionit të Jemenit janë parë në det afër arkipelagut pranë kryeqytetit Moroni për shkak të kohës së keqe. Nga ujërat janë nxjerrë deri tani pesë trupa, bashkë me mbetje të avionit, por jo të mbijetuar të tjerë. Lajmi se piloti i avionit ishte gjallë nuk është i konfirmuar zyrtarisht. 26 pasagjerë ishin nga ishujt Komore, 66 francezë, një palestinez dhe një kanadez, si dhe 11 anëtarët e ekuipazhit që ishin 6 jemenë, dy marokenë, një indonezian, një etiopian dhe një filipin. Sipas një deklarate për shtyp lëshuar dje, pasagjerët ishin 139 të rritur, 3 foshnja dhe 11 anëtarë të ekuipazhit. Në deklaratë thuhej se koha ishte me turbulenca dhe shpejtësia e erës ishte 61 kilometra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›