Një tjetër përgjigje për Sali Berishën

>> Djali
i Dades: Unë, viktimë terrorit politik
>> Orik
Shyti: Berisha thërret në ndihmë HakmarrjenDuket se gjëmat e fundit që u shkaktoi
shqiptarëve dhe qëndrimet e ndërkombëtarëve e detyruan të thërrasë në ndihmë
Hakmarrjen dhe pallatet e saj, me shpresë se, duke u freskuar kujtesën me
shpifjet e vjetra, ithtarët nuk do ta braktisin
Orik
Shyti*
Dje dhe sot Sali Berisha ka botuar në gazetat
e tij shpifje të vjetra për lidhjet tona me Edi Ramën etj. Nuk zgjodhi shpifjen
më të preferuarën, atë të vendosjes së autobombës tek supermarketi VEFA. Nuk
zgjodhi as produktin e analizës së tij shkencore, që bënte autor të shkrimeve
tona Edi Ramën. Zgjodhi një disi si të harruar, lejen që na paskësh dhënë Edi
Rama për të ndërtuar kompleksin e pallateve në qendër të Kryeqytetit, duke
prishur qendrën historike të Tiranës, kinemanë 17-Nëntori, sikundër kishte
qejf ta përsëriste gjatë viteve që ishte në opozitë.
Po i kujtojmë opinionit publik se ditët e para
të punës si kryeministër i drejtuam një letër. I kërkuam që të bënte atë çka
kishte në kompetencë të bënte me të gjithë pallatet dhe vilat, që kishte thënë
se i kishim ndërtuar ne. Sali Berishës nuk i mjaftuan vitet e mandatit të parë
qeverisës për ti dhënë përgjigje letrës. Nuk foli as kur shtypi zbuloi se në
ato pallate (tek ish-kinema 17-Nëntori) ishte pronare edhe vajza e tij.
Fabula ishte interesante për të bërë humor me Shpifësin, por ne nuk folëm. E
bija e Sali Berishës ishte në të drejtën e saj të blinte atje ku dëshironte.
Nuk folëm sepse nuk e kemi në karakter të vëmë përposh ata që, në një formë a
në një tjetër, bien në grackën e fajit të tyre.
Duket se gjëmat e fundit që u shkaktoi
shqiptarëve dhe qëndrimet e ndërkombëtarëve e detyruan të thërrasë në ndihmë
Hakmarrjen dhe pallatet e saj, me shpresë se, duke u freskuar kujtesën me
shpifjet e vjetra, ithtarët nuk do ta braktisin.
Letrën e përmendur po e japim për ribotim.
Teksti i saj është botuar nga gazetat kryesore të Tiranës në 13.09.2005, bashkë
me faksimilen e dorëshkrimit të vëllait, Leartit, që mbante firmat e ne të
dyve.
Lexuesit le ta ndajnë vetë të vërtetën nga
shpifja. Ndërsa Berishës po i kujtoj shprehjen më mirë vonë se kurrë. Le ti
përgjigjet tani letrës.
Gjithashtu, dje e sot shtypi i Berishës
botonte shpifjen tjetër të tij, sipas të cilës ne jemi njëkohësisht miq dhe
armiq të Aldo Bares. Kësaj shpifjeje i kemi dhënë përgjigje rreth 2 vjet më parë.
Deklaruam se Aldo Baren dhe Enver Dondollakun nuk i kishim njohur kurrë as nga
afër, as nga larg, as për mirë e as për keq. Fotografitë dhe akuzat për ta i
kemi parë në faqet e shtypit, më shumë në internet.
Ata që nuk e dinë duhet ta dinë se Berisha e
ngriti këtë shpifje mbi një fjali të marrë nga biseda e përgjuar e
E.Dondollakut me A.Baren. Ja cila është fjalia: Edi Rama do hiqet nga detyra
se është i lidhur me Hakmarrjen. Vetëm kaq.
Përgjimi i policisë italiane është i datës 23
shkurt 2003, kohë kur Sali Berisha, ditë për ditë dhe më shumë se njëherë në
ditë, shpifte për lidhjet e Edi Ramës me Hakmarrjen. Përmbajtjen e kësaj
fjalie, Saliu dhe shërbëtorët e tij përpiqen tua shesin shqiptarëve si provë
të drejtësisë italiane që vërteton lidhjet e Hakmarrjes me Edi Ramën dhe me
Aldo Baren.
Në atë kohë, fjali si e cituara mund të jenë
shqiptuar nga shumë njerëz, ngaqë, në saje të Berishës, Hakmarrjen e njohin
të gjithë, të ditur dhe të paditur, të ndershëm dhe të pandershëm, të pasur dhe
të varfër, vrasës dhe viktima, vjedhës dhe të vjedhur. Po aq mirë e njohin edhe
të huajt. Jo vetëm në ato ditë, por prej një kohe të gjatë shumëkush e ka
përdorur dhe e përdor Hakmarrjen në biseda të drejtpërdrejta apo telefonike,
madje edhe në shkresa e dokumente zyrtarë. Mirëpo, Saliu zilepset kur jehona e
shpifjes së tij i kthehet nga ndokush që akuzohet për krime.
Shpifjeve të vjetra sot u shtohej një shpifje
e re. Një shërbëtor i tij i majmur, shëmbëlltyrë e denjë e një thes të mbushur
me të pëgëra, sot shkruante se Edi Rama më paska dërguar mesazh nëpërmjet
konferencës për shtyp.
Me të drejtë thuhet se krimi ka botën e tij.
Por në Shqipëri ka edhe një botë tjetër, që është po aq vrastare, po aq
vjedhëse, po aq e pështirë saç është bota e krimit. Dhe kjo është bota e
shpifësve e krijuar dhe e udhëhequr nga Sali Berisha.
Me respekt për lexuesit.
Orik Shyti
Letër
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë
Zotit Sali Berisha
Zoti Kryeministër,
Opinioni i gjerë i njeh marrëdhëniet që ju
keni krijuar me ne, qysh nga 16 tetori i vitit 1996. Zgjedhja juaj për të mos
na përmendur drejtpërdrejt, që përfshiu periudhën 1997-2002, shkaktoi një farë
harrese. Por ata që harruan ishin të paktë dhe ju smund të mbani përgjegjësi
për pamundësinë e tyre për të lexuar emrin Hakmarrja për Drejtësi nën
mbulesën e shprehjeve tuaja aluduese. Ju smund të mbanit përgjegjësi as kur
sejmenët flisnin e shkruanin për pritën që po ju zinte Hakmarrja ditën që po
vizitonit Vlorën (pas 1997) e plotë të tjera.
Kjo gjendje nuk zgjati shumë. Më 12 shkurt
2003, durimi juaj u sos. Sapo dëgjuat vendimin e gjykatës që pushonte akuzat e
ngritura kundër nesh, i mënjanuat sejmenët dhe me sigurinë e burrit që e di
mirë se çfarë duhet thënë në mexhlis, deklaruat se edhe gjyqtarët që gjykuan
çështjen ishin anëtarë të Hakmarrjes, dhe i përsëritët të gjitha akuzat e 16
tetorit 1996. Që nga ajo ditë nuk ia besuat askujt fshehjen e krimit që kishit
kryer ndaj nesh. Rifilluat dhe skeni ndaluar. I shqiptuat me gojën plot edhe
një pjesë të akuzave që më parë i kishit shprehur me aludime, kurse sejmenët ua
kishin hequr mbulesën gjuhësore në kohën e duhur. Ngritët edhe akuza të reja.
Na keni akuzuar se kemi vrarë e rrëmbyer persona, kemi vjedhur votat e partisë
tënde dhe se për këto krime po shpërbleheshim nga qeveritarët e partisë tjetër
me sheshe për ndërtim pallatesh.
Nuk ka çështje më të përfolur e më të përdorur
nga ju personalisht sesa Hakmarrja për Drejtësi, që ne e kishim krijuar me
karakter të qartë politik me mision funksionimin në bazë të një strukture të
përcaktuar me qëllim destabilizimin e rendit publik nëpërmjet shkatërrimeve me
mjete të rrezikut të përbashkët të objekteve shtetërore e firmave të mëdha private,
vrasjen e personave me detyra të larta shtetërore, vrasjen e punonjësve të
policisë e të drejtësisë, grabitjen e bankave etj. Kryerja e këtyre akteve
synonte të krijonte imazhin që demokracia është krim, siç deklaron Leart Shyti
gjatë hetimit. Kështu keni thënë më 16 tetor 1996. Akuzat e mëvonshme
njerëzit i kanë të freskëta.
Tani zgjedhjet i fituat, Hakmarrja për
Drejtësi nuk jua vodhi votat dhe ju nuk jeni më viktimë, siç keni pretenduar
në 10 vjetët e fundit. Jeni kryeministri i vendit dhe jo thjesht Sali Berisha
që i di mirë të këqijat, por ska pushtet ti luftojë. Njerëzit presin që të
mbani premtimet dhe është normale që në programin qeverisës të 100 ditëve të
para të përfshini edhe çështjen e Hakmarrjes, si një nga problemet që ju ka shqetësuar
më shumë. Por, për të mos ju vënë në vështirësi, se, siç thoni e thonë, keni
ndryshuar (medemek do respektoni ndarjen dhe pavarësinë e pushteteve,
veçanërisht atë gjyqësor), dhe për të mos u keqkuptuar nga ata që besojnë se
pushtetet janë të ndara dhe ju si kryeministër nuk mund të përziheni në punët e
të tjerëve, po jua thjeshtojmë punën.
Sqarojmë se nuk e kemi fjalën që brenda 100
ditëve ti tregoni opinionit procesverbalin me fjalët demokracia është krim,
planet, kodet e platformat kriminale që keni thënë se na i kapët bashkë me
armët, eksplozivin, 1 milion dollarët dhe planin për vrasjen tuaj, të cilin nuk
e paskëshim realizuar se atë ditë që do ta zbatonim, honxhobonxhot e tu na
arrestuan dhe ty të shpëtuan, sepse këto e shumë të tjera nuk i janë paraqitur
asnjë gjykate dhe koha i ka bjerrë disa mundësi për falsifikime të reja.
Zotëri, ju keni ngritur aq shumë akuza kundër
nesh, sa nuk kanë ngritur gjatë gjithë karrierës së tyre hermafroditët e vënë
enkas në krye të organit të akuzës