Zakeroni: Juvja e vërtetë, kur të ketë ikur frika
ROME- Alberto Zakeroni do ta nisë sot në mbrëmje aventurën e tij në krye të Juventusit, kur "Zonja e Vjetër" të presë në Torino Lacion. "Dua të rivendos gjërat në rregull, - tha dje trajneri i ri bardhezi. - Nuk dua të krijoj konfuzion te lojtarët". Zakeroni ndërkohë ka deklaruar se ka qindra ide në kokë për mënyrën se si do ta vendosë skuadrën në fushë, por sipas tij, puna e parë duhet bërë në aspektin psikologjik. "çfarë na mungon? Na mungon vetëm koha. E kam një ide në kohë, por më duhet të bind edhe lojtarët. E nisa bisedën time me Del Pieron, kapitenin, që m'u duk gati për të fhënë gjithçka. Tani dua vetëm të vendos rregull në skuadër, por në diskutimin e parë me lojtarët, askush nuk kundërshtoi, kështu që jemi në rrugën e duhur", shtoi "Zak". (GSh/Balkanweb)